Kushdo që i parapëlqen smoothie-t ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetën t’smoothie-t ma kremoz e ekzotik, fiks për mëngjeset e start-et e mira.
Smoothie me ananas dhe boronica asht krejt çka t’duhet për me e nisë ditën mire, me plot energji e vitamina, por edhe shije. Madje, asht smoothie ideal për me e marrë me vehte n’punë, me ua ba gati fëmijëve për shkollë, sepse, listës për smoothie-t që krejt fëmijët i pijnë, i shtohet edhe ky kombinim.
PËRBËRËSIT (1 SERVIM):
100 gr ananas
50 gr boronica
4 lugë gjelle jogurt grek
1/2 gotë ujë
1/2 grusht spinaq
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji për 3 minuta, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme.
REZULTATI:
Servo n’gotë e pije menjiherë, ose vendose smoothie-n n’shishe xhami, fute n’frigorifer e pije gjatë ditëve t’ardhshme. Mjafton me e shkundë pak shishen para se me pi smoothie-n. Ndërsa për mëngjese plot shije e vlera ushqyese, ti mundesh me e nisë ditën edhe me 1 prej 4 pjatave me jogurt dhe fruta.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria