Kushdo që i parapëlqen smoothie-t ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don. Andaj, ne vazhdimisht kemi nda me ty receta t’smoothie-ve kremoze e ekzotike, fiks për mëngjeset e start-et e mira. Mirëpo, nëse je t’u dasht’ me u kujdesë pak për kilogramët e tepërt e nuk po din çka me kombinu n’mënyrë që mos me konsumu kalori t’tepërta – neve qe ku na ki me super-rekomandime.
Smoothie m selino dhee ananas asht krejt çka t’duhet për me e nisë ditën mire, me plot energji e vitamina, por edhe shije. Madje, asht smoothie ideal për me e marrë me vehte n’punë, ose me e pi para/mbas ushtrimeve nëse je duke u rujt’ n’ushqim, sepse, ky smoothie hyn tek smoothie-t që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë me humb’ peshë.
PËRBËRËSIT (1 servim):
200 gr ananas
2 trupa selino
1/4 gotë lang limoni
1/2 gotë ujë
1/2 kastravec
1/3 grusht magdanoz
1 maje lugë çaji xhenxhefil (Opsionale)
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji për 3 minuta, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme.
REZULTATI:
Servo n’gotë e pije menjiherë, ose vendose smoothie-n n’shishe xhami, fute n’frigorifer e pije gjatë ditëve t’ardhshme. Mjafton me e shkundë pak shishen para se me pi smoothie-n. E mbasi veç jemi tek smoothie-t, ne poashtu ta rekomandojmë smoothie-n me shegë, smoothie-n me rrepë t’kuqe nëse ke probleme me pagjaksinë, apo edhe smoothie-n me mollë t’gjelbër, që ngjashëm me smoothie-n me kastravec ka veti detoksifikuese e hidratuese.
Ndërsa për mëngjese plot shije e vlera ushqyese, ti mundesh me e nisë ditën edhe me 1 prej 4 pjatave me jogurt dhe fruta. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria