Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie, sikurse janë receta e smoothie-t me dardhë dhe xhenxhefil, apo ajo e smoothie-t me avokado e boronica. Poashtu, me t’u ftohë koha, po mundohemi edhe me sjellë receta që ta forcojnë imunitetin.
Smoothie me xhenxhefil dhe mollë asht receta që mundet me t’rujtë prej gripit eme t’mbatë n’top formë po e konsumove pak ma shpesh. E për këtë kombinim nuk t’duhen ma shumë se 2 minuta.
PËRBËRËSIT (Servimi për 1)
1 banane
1 mollë
1 kivi
1 copë xhenxhefil (sa nji lugë çaji)
1/2 gotë ujë
1 grusht spinaq
PËRGATITJA:
Futi t’gjithë përbërësit n’blender e bluji mirë deri sa t’kesh nji sasi t’njitrajtshme. Servo.
REZULTATI:
Servoje smoothie-n n’gotë dhe pije menjiherë, ose vendose smoothie-n n’shishe xhami, fute n’frigorifer e pije gjatë ditëve t’ardhshme. Mjafton me e shkundë pak shishen para se me pi smoothie-n.
Ne ta sygjerojmë me e konsumu 2-3 herë n’javë këtë super pije, n’daç me i ikë doktorrit, dije!
E meqë jemi te recetat për smoothie, mos e le pa e provu edhe smoothie-n me mollë dhe dredhëza. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria