Nëse je merakli/ke i/e mezev,e por edhe ushqimeve që i cilësojmë si “t’ngjyme” – kjo recetë asht e duhuna për ty. N’daç si paragjellë e n’daç si shoqërues i mezeve, salca me djathë janë ndër sosat ma t’shijshëm e ma t’lehtë t’cilët mundesh me i përgatitë, pa marrë shumë mund e kohë. E aq ma tepër nëse t’pëlqejnë salcat si Tzaziki (salca e famshme greke).
Pak përbërës e 3 minuta n’total janë krejt çka t’duhen për me e pasë gati sosin me djathë rikotta dhe tomatina. E ti mandej n’daç ngjyje n’bukë t’nxehtë, n’daq n’petë tortille a n’çipsa, ose, përdore n’vend t’majonezit n’sanduiça apo me patate t’pjekuna n’furrë. Biles, bashk me tomatinat kjo pjatë ma s’miri shkon me brusketa krokante e t’rreshkuna mirë.
PËRBËRËSIT PËR SOSIN ME RIKOTË:
250 gr djathë rikota
2 lugë çaji lang limoni
½ lugë çaji lëvore limoni
1 thelb hudhër
1 lugë gjelle vaj ullini
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
PËRBËRËSIT PËR TOMATINAT:
200 gr tomatina (t’prera n’katërshe)
1 lugë gjelle oregano e freskët (e grirë)
2 lugë gjelle vaj ullini
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
HAPI 1:
Shto t’gjithë përbarësit e djathit rikota n’blender dhe bluji mirë deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Merr masën me lugë dhe vendose n’pjatë e përhape njitrajtshëm nëpër kret pjatën.
HAPI 2:
Me nji enë t’ndame vendos tomatinat e prera bashk me vajin, oreganon dhe erëzat. Përziji mirë e vendosi sipër sosit me rikotë dhe servo.
REZULTATI:
Servoje këtë super-pjatë me bukë krokante. Poashtu ne t’sygjerojmë me marrë pitalka, bukë me hudhër, petë tortille (veçanarisht t’pjekuna) apo edhe keksa t’njelbët për me ja bashkangjitë sosit.
Ndërkaq, nëse e ke sos’ me ja shtre meze e me e shoqnu ushqimin me pije, atëherë mundesh me i përgatitë e me ja shtu pjatës edhe sosa e salca t’njelbëta sikurse janë Sosi me pasul dhe spec, Baba Ghanoush-i dhe me përgatit’ nji aperitiv sikurse asht Aperol Spritz-i, ose Raspberry Vodka Spritz-i. Shijo! /katror/info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria