E ka njeri nganjiherë nji fazë ku priton me dal vikendeve. Javët shpesh po janë t’stërngarkume me angazhime prej ma t’ndryshmeve edhe nime kur po bahet e premte, menzi po pret me pushu n’shtëpi. Biles, tash që asht ba tepër nxehtë e zheg, po e ka lezetin e vet me ndejtë përgjatë mbarmjeve n’ballkon a n’oborr, me ja shtre muhabetit me pak meze e pije.
N’mos e paqe bo njet me dal sot, por po preferon me kalu kohë n’rehatinë e flladin e ballkonit a oborrit, por edhe je n’disponim me e trajtu vehten mirë, atëherë meriton me e qarrosë vehtën me nji shpicer t’ftohtë e plot shije, sikurse asht Raspberry Vodka Spritzer-i. Biles. nëse ke kand me e ftu me t’ba shoqni, t’del edhe ma mirë.
PËRBËRËSIT (servimi për 1):
1/4 gotë vodka
1/4 gotë lang i shtrydhun limete
1/2 gotë ujë mineral / Tonik – po pate qejf pak ma ambël
1 lugë çaji shërbet (Simple syrup)
1 grusht mjedra
2-3 gjethe mente
4-5 copëza akulli
1 rriskë limete (Për servim)
HAPI 1:
N’nji gotë a shishe përzije ujiin mineral apo tonikun me langun e limetës dhe shërbetin, ndërsa në gotë vendosi mjedrat t’cilat me piru ose lugë i shtypë ngapak.
HAPI 2:
Sipër mjedrave t’shtypuna shto mixin me lang limete dhe përzije me lugë masën.
HAPI 3:
Shto vodkën dhe copëzat e akullit e përzije masën me lugë mirë. Vendosi gjethet e mentës brenda n’shpricer dhe mos harro me dekoru gotën me nji rriskë limete.
REZULTATI:
E n’e paqe nda mendjen me eksperimentu me pije e kokteje, përpos këtij koktelli plot shije, t’i mundesh me e përgatitë edhe koktellin e njohun si “Amaretto Sour”, koktellin “Vodka Pineapple” apo edhe nji Gin ‘n’ Tonic sipas recetës sonë klasike.
Mos e le pa e lexu rreth 4 fakteve t’padëgjume për Tequila-n. 5 fakteve ma interesante për Vodkën apo 5 fakteve interesante për verërat. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria