Recetat e lehta e t’shpejta sikurse janë recetat e 4 supave që i patem përzgjedhë kohë ma parë, na ofrojnë mundësi me ba përzgjedhje t’shëndetshme ma shpesh, por edhe ekonomike – meqë maksimalisht po mundohemi me gjetë receta t’lira e t’mira.
Supa vegane me patate asht pikërisht nji prej recetave t’lira e t’mira t’cilat mundesh me i përgatitëi shiju përgjatë javës – biles asht e përshtatshme edhe për ata që nuk konsumojnë produkte shtazore. N’daç e ushqyeshme, n’daç e shijshme dhe e lirë – kjo supë t’i ofron t’tana t’mirat me ni pjatë dhe nuk t’merr shumC kohë me e përgatit’.
PËRBËRËSIT:
2 lugë gjelle vaj ullini
2 trupa purri / presh (t’prera n’rriska)
2 thelpinj hudhër (t’grira imët)
1/2 gotë sos domatesh + 1 l ujë
4 patate (t’prera n’kube)
1 lulelakër mesatare (e prerë n’copë)
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji biber i zi
Qepë t’reja (t’prera imët) – Opsionale për servim
Krutonë / Keksa t’njelbët / Bukë e rreshkun – Opsionale për servim
HAPI 1:

N’tenxhere t’nxehtë shto vajin dhe fërgo purritë për 3 minuta.
HAPI 2:

Shto hudhrën dhe kripën e kavërdise masën edhe për 3 minuta t’tjerë.
HAPI 3:

Vendosi patatet dhe lulelakrën n’tenxhere bashk me miksin e ujit me sos domatesh. Leji perimet me u zi për 30 inuta.
HAPI 4:

Me blender mobil blujmë masën mirë deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe kremoze. Servojmë.
REZULTATI:

Servoje supën n’pjata t’thella e sipër shtoja pak qepë t’reja dhe pak copëza buke t’rreshkun paraprakisht, ose me keksa t’njelbët. Pjesën që t’tepron fute n’tegëll ose shishe t’xhamit e ruje n’frigorifer. Kësisoji, supa qëndron për 2-3 ditë dhe mundesh edhe n’punë me marrë me vehte.
E nëse ke interesim me mësu edhe ndonji recetë t’re t’supave me plot shije, ne ta rekomandojmë supën me domate, supën me speca t’kuq – supë kjo që nuk besojmë ta kesh provu deri më tash. E edhe supa me thjerrëza e limon asht nji “must try”. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
