Nëse je fans/e i/e pastave dhe vazhdimisht je n’kërkim t’recetave t’reja, inovative e plot shije, atëherë je me fat që ke kliku n’këtë artikull, meqë kësaj radhe jemi siguru që me t’furnizu me nji recetë jo fort t’rëndomtë, por shumë unike e interesante me u përgatitë e hangër. E n’qoftë se ende ju t’u e mendu emrin e drekës a darkës, leja emrin e recetës t’sotme.
Pastat fusilli me sos bizelesh janë prej atyne recetave që po i provove nuk i ndrron, e që edhe synin dijnë me ta kënaqë me ngjyrën vibrante t’sosit prej bizeleve t’gjelbërta. Ideale për drekë apo darkë, këto pasta po që ta hijeshojnë secilën pjatë me kremozitetin që rikota e parmezani e ofrojnë n’kombinim me rrepën. Mjafton me i përcjellë udhëzimet tona, e me t’dalë ushqimi me plot shije.
PËRBËRËSIT:
2 lugë gjelle vaj ullini
1 qepë (e grirë imët)
2 thelpinj hudhre (t’prera n’rriska)
200 gr bizele t’ngrira
¼ tufë borzilok
1 e ½ gotë ujë pastash
1 paketim pasta fusilli
¼ gotë parmezan (i grirë)
¼ lugë çaji kripë (Opsionale)
¼ lugë çaji biber i zi (Opsionale)

HAPI 1:

N’ndërkohë që pastat zihen, shto vajin e ullini n’tigan t’thellë e kavërdise qepën me hudhër për 4-5 minuta. Shto bizelet, borzilokun, erëzat dhe 1 gotë ujë t’pastave e leje masën me u zi për 5 minuta t’tjera.
HAPI 2:

Kullo pastat, bluaji shumicën e masës me bizele n’blender dhe përzije sosin me pasta. Bizelet e mbetuna ruaji për servim.
HAPI 3:

Përziji pastat mirë, shto parmezanin dhe pjesën e mbetun t’ujit t’pastave e ziji pastat për 2 minuta. Largo nga tigani dhe servo.
REZULTATI:

Servo pastat me bizelet e mbetuna sipër dhe pak djathë parmezan për ekstra shije.
Poashtu, nëse ke qejf me e pasë edhe nji sallatë para vehtes, definitivisht këtë pjatë me shije shoqëroje me sallatën e përzier me super-zarzevate – sallatë kjo që ka me ta ndreçë secilin vakt.
E mbasi veç jemi tek pastat, provo me i gatu pastat primavera dhe pastat me sos limoni dhe bizele. Ne gjithashtu ta rekomandojmë me i përgatitë pastat kremoze me domate dhe spinaq, ose shpagetat vegjetariane. Ndërkaq recetë jo tipike t’pastave dhe definitivisht ma interesante n’shije, patjetër që ja lenë me kërku supën kremoze me tortellini. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria