Kushdo që punon e i bjen me e hangër drekën n’punë ose jasht, e din sa shumë dijnë me t’u gërrditë ushqimet e shpejta e sa bajat t’bahen me kalimin e kohës. Biles, pos që s’don me i pa me sy e le mo me i hangër, as xhepi nuk asht ka i përballon ma çmimet. Andaj, me përgatitë e me marrë n’punë me vehte çdoherë e ma shumë po asht alternativë ma efikase, por edhe ekonomike. E ne për këtë arsye po provojmë me sjellë receta që janë t’lehta, t’shpejta dhe t’përshtatshme për ma shumë vakte – njilloj sikurse asht receta e radhës
Tosti me spinaq dhe djathë feta asht tosti ideal për meraklitë e spinaqit e t’cilin kushdo mundet lehtësisht e shpejt me e ba gati, qoftë për mëngjes, pauzë apo darkë. Plot shije prej spinaqit e kremozitet prej djathit t’shkrifët – ky tost po që asht nji prej favoritëve t’tanë – e ti, mos e le pa e provu!
PËRBËRËSIT (servimi për 2):
4 rriska bukë
1 lugë gjelle vaj ullini
2 lugë gjelle gjalpë
200 gr spinaq
80 gr kashkavall (i grirë)
50 gr djathë feta (i imtësuar)
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
HAPI 1:

N’tigan t’nxehtë shto vajin dhe spinaqin. Kavërdise masën me pak kripë dhe biber t’zi për 3-5 minuta dhe largo tiganin prej shporetit.
HAPI 2:

Merr rriskat e bukës dhe secilën lyeje n’njanën anë me pak gjalpë.
HAPI 3:

Rrotulla rriskat e bukës ku nuk ka gjalpë dhe shto gjysmën e masës t’kashkavallit t’grirë e djathit feta n’2 rriska, kurse 2 rriska t’tjera leji t’thata.
HAPI 4:

Merr spinaqin dhe përhape n’2 rriskat e mbushuna me djathë. Mundohu me e përhapë n’mënyrë t’barabartë.
HAPI 5:

Shto pjesën e mbetun t’kashkavallit dhe djathit feta sipër bukëve me spinaq dhe sigurohu me i mbulu njitrajtsh me djathë. Vendosi rriskat e zbrazëta sipër.
HAPI 6:

Vendosi rriskat n’tigan t’nxehtë e t’pastër dhe fërgoji n’2 anët nga 5-7 minuta. Largo prej tiganit dhe servo.
REZULTATI:

Servoje tostin me sos domatesh apo me sosin pikant meksikan e haje menjiherë, apo mbështjelle n’letër gatimit ose folie alumini e vendose n’frigorifer e merre me vehte n’punë apo baja gati fëmijëve për shkollë.

Tostin mundesh me e shoqnu me nji smoothie me dardhë dhe ananas t’cilin mundesh me e përgatitë vet sa hap e mbyll sytë, me e paketu n’shishe t’xhamit e me marrë me vehte njilloj sikurse edhe sanduiçin me sallatë vezësh, sanduiçin me aokado dhe pasul, apo sanduiçin me pesto dhe mocarellë.
E mbasi veç jemi te sanduiçët e shijshëm, t’mirë, t’lehtë e t’përshtatshëm për pauzë, mos e le pa i provu edhe 4 sanduiçat tanë t’cilët mundesh me i marrë me vehte n’punë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
