E ku ka ma mirë se me hangër pjekurina t’shpisë, sidomos nëse janë t’lehta me u përgatitë edhe nuk marrin shumë kohë? – Nuk ka, sidomos nëse pjekurinat janë t’ambla e plot shije, sikurse janë muffins-at e ndryshëm t’cilët mundesh me i përgatitë lehtë e me pak harxh, nuk marrin shumë kohë dhe mundesh me ba kombinime t’ndryshme.
Muffins-at janë nji prej atyne recetave që po ua morre dorën nji herë, ma nuk ndalesh s’gatumi e eksperimentumi. Prandaj edhe llogariten si nji prej gatesave favorite t’shumë prej nesh; veçanarisht fëmijëve, por edhe neve që s’e pranojmë që i kemi ba do vjet. E ne kësaj radhe t’i kemi zgjedhë 5 lloje t’muffins që duhesh me i provu.
1. MUFFINS ME BORONICA
N’qoftë se i ki merak boronicat, por edhe je fans/e i/e boronicave, receta e maposhtme asht idealja për ty. Krejt çka t’duhet për me i përgatitë muffins-at me boronica janë: 25 minuta kohë, pak harxh edhe pak disponim.
2. MUFFINS ME ÇOKOLLATË
Nji prej recetave ma klasike e tipike t’muffins-ave amerikan padyshim asht edhe receta e muffins me çokollatë – recetë kjo që asnjiherë nuk dështon me na ofru super shije e me na kënaqë me ka krejt. E ma e mira e krejt kësaj recete asht që mundesh me i pasë gati muffins-at n’3 hapa tepër t’thjeshtë.
3. MUFFINS ME MJEDRA
Receta e muffins me mjedra asht idealja për ty që i ke merak ambëlsinat, por edhe mjedrat. Krejt çka t’duhet për me i përgatitë muffins-at me mjedra e plot shije janë: 25 minuta kohë, disa përbërës dhe natyrisht, me i ndjekë 4 hapat tonë.
4. MUFFINS ME “DOUBLE CHOCKOLATE”
Ma t’mira e ma t’shijshme se muffins-at me çokollatë, janë muffinsat me dyfish çokollatë – e që kish me qenë mirë me ja u dhanë rastin, me i përgatitë e me i provu – se mandej jemi t’bindun që nuk kishe hjekë dorë ma prej tyre, meqë koret sa krokante e sa t’shkrifta sipër kombinohen n’mënyrën ma perfekte me mesin e butë e t’langshëm t’muffins-ave. Ec e rezistoju mandej!
5. MUFFINS ME THANA
Nëse t’pëlqen shija e thanave / brusnicave, por poashtu ke merak n’ambëlsina, atëherë receta e muffins-ave me thana asht idealja për ty. T’shijshme dhe me shije unike, këta muffins t’shkrihen n’gojë sapo t’i kërkojnsh, mjafton me i ndjekë 3 hapa super t’thjeshtë.
Vehtën e t’rritunit shërbeji me nga nji muffins e nji kafe, kurse fëmijët shërbeji me nji muffins t’shoqnum me nji gotë qumësht ose kakao. E poashtu, këta muffins mundesh me i marrë me vehte n’punë, ose me ua paketu picimulëve për shkollë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria