A je merakli/ke e pastave, por t’u kanë ba pakëz bajat recetat e rëndomta? Qe ku na ke neve për me t’furnizu me ide e receta t’shijshme. E n’qoftë se ende ju t’u e mendu emrin e drekës a darkës, leja emrin e recetës t’sotme.
Pastat kremoze me sos limoni dhe bizele t’cilat mundesh me i përgatitë t’u i ndjekë disa hapa tepër t’thjeshtë, janë sygjerimi jonë për ty që je n’kërkim t’recetave t’reja, qoftë për drekë apo darkë. Shija kremoze e djathërave n’kombinim me shijen e limonit ja jep kësaj recete nji “twist” interesant e unik. Mjafton me i përcjellë udhëzimet tona, e me t’dalë ushqimi me plot shije.
PËRBËRËSIT (servimi për 4):
Langu dhe lëvorja e grirë e 1 limoni
1 paketim pasta
1 gotë bizele t’ngrira
1 thelb hudhër (e grirë)
1 lugë gjelle gjalpë
1 gotë gjizë
1/4 gotë parmezan (i grirë)
1 lugë e mesme kripë
1 lugë e mesme piper i zi
1 lugë çaji biber me fara speci
HAPI 1:
Imtësoje lëvoren e limonit dhe shtrydhe limonin. Langun e nxjerrun ruje me nji pjatë a gotë.
HAPI 2:
Ziji paastat n’ujë me kripë për 9 minuta. Kulloji, por ruje 1 gotë ujë pastash.
HAPI 3:
Pastave t’kullume shtoja bizelet.
HAPI 4:
N’tigan t’thellë shto gjalpin dhe hudhrën e grirë e kavërdise atë për 2 minuta bashk me langun e limonit.
HAPI 5:
Shto pastat me bizele n’tigan, shto ujin e pastave dhe përzije masën mirë.
HAPI 6:
Shto gjizën, parmezanin e grirë dhe përzije masën e ziji pastat për 3 minuta rresht.
HAPI 7:
Shto erëzat, përziji pastat dhe servo.
REZULTATI:
Shijoje këtë pjatë me nji gotë verë e kënaqu krejt. Poashtu, nëse ke qejf me e pasë edhe nji sallatë para vehtes, definitivisht këtë pjatë me shije shoqëroje me sallatën mediterane me lakër, apo me sallatën virale persiane “Shirazi”.
E nëse je n’kërkim t’recetave t’reja për pasta, ne ta rekomandojmë me i përgatitë pastat kremoze me domate dhe spinaq, ose shpagetat vegjetariane. Kurse për diçka ma interesante, provoje supën kremoze me tortellini.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria