Nuk dijmë a ka ndonji njeri që pret dhe feston vit t’ri n’Ballkan e që nuk e ka hangër apo përgatitë sallatën ma t’famshme t’festave t’fundvitit; atë sallatën kremoze, plot perime t’ziera e t’mbushun me copëza mishi, kastravecash turrshi dhe vezë. S’ka… e pse mos e me provu me e përgatitë edhe gjatë verës, nashta na pëlqen 🙂
Popujt e Ballkanit, përfshirë edhe neve e kanë kriju tashma traditën e përgatitjes t’sallatës t’famshme ruse, e që ne kemi vendosë me e riemërtu e me ja lanë emrin Sallatë Ukrainase. E anipse krejt e përgatisim, secili i ka ato marifetet e veta e përbërësit ekstra që ja shton. Mirëpo, ne jemi siguru me ta gjetë recetën ma autentike e ma t’shijshme.
PËRBËRËSIT:
3 ve t’ziera (t’prera n’kube t’imëta)
150 gr patate t’ziera (t’prera n’kube t’imëta)
150 gr karrota t’ziera (t’prera n’kube t’imëta)
150 gr bizele t’ziera
5-6 kastraveca turrshi (t’prera n’kube t’imëta)
150 gr proshutë viçi ose pule (Sallama – opsionale)
250 gr majonezë
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji biber i zi
Pak gjethe magdanozi (Opsionale)
HAPI 1:
Paraprakisht ziji perimet për 15-20 minuta. Kulloji dhe leji me u ftohë mirë, e pastaj n’nji enë t’thellë shto perimet e ziera (bizele, patate, karrota), copëzat e proshutës / sallamës, vezët dhe kastravecat turrshi. Shto kripën dhe biberin.
HAPI 2:
Shto sipër majonezin e ngadalë me lugë përzije masën. SIgurohu që t’gjitha perimet, copëzat e proshutës dhe vezët t’jenë mbulu me majonezë. Vendose n’frigorifer sallatën për t’paktën 30 minuta e pastaj servo me pak gjethe magdanozi sipër.
REZULTATI:
Që sallata e Ukrainës nuk ban me mungu n’asnji tryezë fundviti nuk don mëdyshje aspak. Megjithatë, nëse po i mbledhë familjarët e njerëzit e zemrës dhe po ke qejf me përgatitë edhe ushqime t’tjera t’mira e t’shijshme festive, atëherë ne ta rekomandojmë me i përgatitë edhe vezët me fill avokadoje (n’3 hapa i ke gati) si dhe kërpudhat e mbushuna me qiqrra e arra; 2 receta këto që jo çdokush i ka provu, por që çdokujt që i provon kanë me i pëlqy.
Kurse nëse je n’disponim që servimin me e çu n’nivel ma ektravagant, provo me e kriju meze kurorën, najnjanën prej 4 bredh-mezeve (mezet n’formë bredhi), ose njanën prej 3 “Candy Cane” pjatave festive. Që të 3 rekomandimet kanë me ta lan gojëhapun secilim mysafir, qoftë me pamje, qoftë me shije, veçanarisht nëse n’pjata krijon edhe trëndafila prej suxhuku. Shijo! / katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria