Kuzhina meksikane asht nji ndër kuizinat ma t’famshme e ma t’preferume t’njerëzve t’kulturave t’ndryshme n’mbarë botën. Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës t’freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme t’cilat i ofron. Mirëpo, sa ka receta t’ushqimeve, aq ka receta edhe t’pijeve e koktejeve – e ne jemi k’tu me ta pru njanën prej tyne – ma t’mirën n’fakt.
Kushdo që ka merak me pi, ka ra n’artikullin e duhun, meqë kësaj radhe po i ndajmë udhëzimet për nji Strawberry Margarita fort t’shijshme e t’lehtë me u përgatitë, e që asht ideale për me u përgatitë e servu gjatë netëve kur priton me dal, por ke merak me pi. E që nuk don fort mund e dëshmojnë edhe udhëzimet e maposhtme.
PËRBËRËSIT (SERVIMI PËR 2)
8-10 dredhëza (t’prera n’copa)
Langu i freskët i 1 limete
40 ml tripple sec
40 ml tequila
2 lugë gjelle kripë e përzier me pak biber t’kuq
2 lugë gjelle mjaltë
1 limetë (e prerë n’rriska)
HAPI 1:

Vendosi n’gotë për përzirje dredhëzat e shtypi me shtypësen e drurit. Nëse nuk ke, mundesh me i shtypë edhe me piru apo çkado tjetër – deri sa t’krijohet nji masë e qullët me copëza t’imëta dredhëzash.
HAPI 2:

Shto langun e limonit dhe mjaltën e përzije masën mirë.
HAPI 3:

Shto tequila-n dhe tripple sec-on n’shaker, shkunde mirë masën. Merr gotat për servim, lyji me limetë dhe shto kripën me biber t’kuq rrethit t’gotës, shto copëza akulli dhe servo koktellin bashk me nji riskë limete sipër.
REZULTATI:

Servoji margaritat e shijojshi ato me kando që ka merak me pi e me e ba ndonji llaf t’mirë. Poashtu, nëse e ke ndërmend me përgatitë nji darkë meksikane e që shkon shumë me këtë koktell, atëher mos e le pa i provu 1 prej 3 kombinimeve t’fajitave meksikane.

E n’e paqe nda mendjen me eksperimentu me pije e kokteje, përpos këtij koktelli plot shije, t’i mundesh me e përgatitë edhe koktellin e njohun si “Amaretto Sour”, koktellin “Vodka Pineapple” apo edhe nji Gin ‘n’ Tonic sipas recetës sonë klasike.
Por mbasi veç jemi tek kuzhina meksikane, mëso 6 fakte interesante për kuizinën meksikane si dhe 4 fakte t’padëgjume për Tequila-n. Njilloj sikurse për tequila-n, mundesh me mësu se cilat janë 5 faktet ma interesante për Vodkën – pijen e famshme ruse. E nëse ke qejf e je merak edhe n’verë, këtu i gjenë edhe 5 fakte interesante për verërat. Ndërsa, me patjetër ta rekomandojmë me kuptu ma shumë rreth 7 fakteve ma interesante për meraklitë e birrave. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
