Nëse veç je ka i shqyrton opsionet se çka me përgatitë për drekë a darkë, ne e kemi nji super-recetë për ty edhe jemi t’bindun që po e provove, ke me e përgatitë ma shpesh se sa që mundet me ta marrë mendja. E ti që je vegjetarian/e ke dyfish ma shumë arsye me provu qorbën me perime, sepse asht vegjetariane plotësisht.
Ideale për drekë a darkë, çorba me perime asht e pasun me shije e vlera ushqyese t’bollshme. Përzierja e perimeve e erëzave t’cilat zihen bashk arrijnë me e kriju nji pjatë e cila n’secilën lugë sjellë kënaqësi t’veçantë. E nëse don me ta fshi edhe tjerët pjatën deri n’fund, mjafton me i ndjekë 3 hapat e maposhtëm.
PËRBËRËSIT:
3 lugë gjelle vaj ullini
1 qepë (e imtësume)
2 kërcell selino (t’imtësume)
2 karrota (t’prera holl)
1 gotë bizele t’ngrira
3 thelpinj hudhra (t’imtësume)
1 lugë gjelle madganoz t’freskët
1 lugë gjelle kopër t’freskët
1 patate e ambël (e prerë n’kube)
2 patate (t’prera n’kube)
1 lugë gjelle pastë domatesh (tomato paste)
1 filxhan bizele të ngrira
1 lugë çaji Kripë
2 lugë gjelle miell dhe 2 lugë gjelle qumësht
Biber i zi (Opsionale)
700 ml ujë t’vluar me 1 kubëz supe vegjetariane
HAPI 1:

N’tenxhere shto vajin e leje me u nxe. Shto qepën, selinon dhe karrotën e kavërdisi për 5 minuta. Shto erëzat e kohë pas kohe përziji perimet.
HAPI 2:

Shto miellin e qumështin e përzije masën për 2 deri n’3 minuta, deri sa t’krijohet nji pastë e trashë.
HAPI 3:

Shto ujin e përzier me kubin e supës e përzije masën mirë. Shto pataten e ambël e patatet n’tenxhere bashk me pastën e domateve e zije masën për 25 minuta. Krej t’fund shto bizelet dhe zije qorbën për 5 minuta e servo. Biber shtoji aq sa ta merr mendja vet.
REZULTATI:

Servoje qorbën me bukë a pitalka t’nxehta, apo edhe me bukë bajate t’rreshkun n’furrë. Shijoje këtë pjatë plot vitamina e nëse ke qejf me i shtu pak shije ekstra, hedhja sipër 1 lugë kos pa yndyrë – kjo e ban edhe ma kremoze çorbën, por nuk asht e domosdoshme.
Edhepse jo çorbë, por pjatë interesante me u përgatitë gjatë darkës – patatet e mbushura me kashkavall janë patatet që ne t’i rekomandojmë me i përgatitë t’u i ndjekë veç 2 hapa tanësisht t’lehtë e t’thjeshtë – mjafton me kliku n’fjalët që i kemi hijezu për ty. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
