Thuhet se recetat ma t’mira e ma t’shijshme dalin kur nuk janë t’komplikueshme. Thjeshtësia për shumë pjata asht çelës për me u ushqy mirë, me u kënaqë t’u përgatitë e t’u hangër. Ky rregull vlenë veçanarisht për ty që ke ra n’hall se çka me i përgatitë vehtes me hangër, por poashtu je t’u pritu me ja kompliku vehtes punët n’kuzhinë. E n’raste si kjo, 4 sygjerimet tona kanë me t’hy goxha n’punë.
Nëse je n’hall se çka me i përgatitë vehtes me marrë me vehte për pauzë, apo fëmijëve për shkollë, por poashtu je t’u pritu me i nxjerrë punë vehtes n’kuzhinë, atëherë rollata meksikane asht fort e përshtatshme me u përgatitë – biles edhe n’rastet kur ke mysafirë e nuk ke kohë me gatu , sepse, mundesh me i përgatitë shpejtë, pa u lodhë fort e pa harxhu shumë harxh.
PËRBËRËSIT:
6 petë tortille
200 gr krem djathë
50 gr salcë kosi
150 gr kashkavall i grirë
100 gr kastravec (i prerë n’rriska)
100 gr qepë t’reja (t’grira)
1 spec pikant (i grirë imët)
50 gr ullinj kalamata (t’grira – pa thelb)
Kripë dhe biber (Opsionale)
1/2 lugë çaji hudhër pluhun
HAPI 1:
Përveç petëve, merr t’gjithë përbërësit dhe shtoji n’enë t’thellë e përziji mirë bashk me erëzat deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme kremoze. Lyji petët mesatarisht trash me kremin e krijum dhe mbështjelli n’formë rollate.
HAPI 2:
Merr folie plastike dhe mbështjelli mirë rollatat – n’formë suxhuku. Vendosi n’frigorifer për 20 minuta me u ftohë.
HAPI 3:
Largo rollnet prej frigoriferit dhe largo folien. Fillo e preji n’rriska mesatare rollatat, largo qoshet dhe servoji.
REZULTATI:
Këto rollata, njilloj sikurse rollatat me pesto e proshutë pule, apo edhe rollatat me humus dhe perime mundesh me i servu me çaj, me raki (po shtreve meze) apo edhe me diçka t’shnetshme si smoothie po i konsumove për mëngjes a pauzë dreke.
Kurse për punë a shkollë ne ta rekomandojmë me i shoqnu këto rollata me smoothie-n me dardhë dhe xhenxhefil, ose smoothie-n me gjalpë kikiriku dhe banane.
E meqë jemi rek recetat me shije meksikane, gjithëqysh ta rekomandojmë me i provu domatet e mbushuna me mish viçi, ose taco-supën. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria