Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie; t’cilat po pëlqehen prej shumë lexuesve, dhe me t’drejtë. E listës t’smoothie-ve me dardhë po ja shtojmë edhe 1 super-kombinim.
Thjeshtësia e kombinimit t’dardhës me ananas sa e ban këtë smoothie lehtësisht me qenë nji prej kombinimeve favorite t’smoothie-ve me dardhë. Mjafton me i përzi përbërësit e maposhtëm n’blender e me i blu edhe me kriju e konsumu diçka plot shije e vitamina, pa u mundu fort.
PËRBËRËSIT:
1 dardhë (e prerë n’kube)
150 gr ananas (e prerë n’kube)
1/2 gotë jogurt grek
1 lugë e mesme mjaltë
PËRGATITJA:

Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji për 2 minuta, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme e servo.
REZULTATI:

Servo n’gotë dhe pije menjiherë, ose vendose smoothie-n n’shishe xhami, fute n’frigorifer e pije gjatë ditëve t’ardhshme. Mjafton me e shkundë pak shishen para se me pi smoothie-n.
E meqë jemi te recetat me boronicë, këtu i ke edhe 5 receta super t’shijshme dhe t’shnetshme me boronica. Dije që secila prej rekomandimeve t’tona asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre ja vlenë me e provu. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
