Kushdo që i parapëlqen smoothie-t që n’konsistencë janë ma kremoze por edhe ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetën t’smoothie-t ma kremoz, ma ekzotik e proteinik, fiks për mëngjeset e start-et e mira.
Mos e le pa e provu kombinimin tona t’smoothie- me bostan dhe ananas, nëse veç je merakli/ke i/e shijeve ekzotike. Shija e ananasit me bostan dhe përbërësit e tjerë n’këtë recetë asht diçka t’cilën DUHESH me e provu t’paktën nji herë gjatë verës.
PËRBËRËSIT:
2 rriska bostan (t’prera n’kube)
2 rriska ananas (t’prera n’kube)
1 lugë gjelle lang limete
1 lugë e mesme mjaltë
2 lugë gjelle jogurt grek
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Servo.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë, dekoroje me pak mentë dhe konsumoje pijen menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Nëse t’pengojnë farat e bostanit – sigurohu me e blu ma gjatë smoothie-n, ose me e sitë pijen me sitë t’çajit para servimit.
E meqë jemi tek smoothie-t verore, moe e le pa e provu smoothie-n me pjepën, ose smoothie-n me bostan e kastravec. kurse, nëse je n’kërkim t’recetave me ananas, atëherë qe ku i ki 4 receta t’smoothie-ve me ananas, n’daç me u kënaqë me shijen e këtij super fruti. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria