Kushdo që i parapëlqen smoothie-t ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don, sidomos kur nuk na e qet xhepi gjithë me ble mango, kokosa e ananasa. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetat e smoothie-ve ekzotike, t’cilat janë ty’përballueshme për xhepin me u përgatitë.
Mos e le pa e nisë ditën me smoothie-n me bostan, sidomos nëse je merakli/ke i/e shijeve ekzotike dhe freskuese, meqë shija e bostanit n’kombinim me përbërësit e asht shije t’cilën DUHESH me e provu t’paktën nji herë qoftë për mëngjes, pauzë ose pas ushtrimeve.
PËRBËRËSIT:
2 rriska mesatare bostan (t’prera n’copë)
50 gr dredhëza
2 lugë gjelle jogurt grek
1/2 gotë qumësht
PËRGATITJA:

Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Servo.
REZULTATI:

Servo smoothie-n n’gotë, dekoroje me rriskë bostani dhe konsumoje pijen menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Nëse t’pengojnë farat e bostanit – sigurohu me e blu ma gjatë smoothie-n, ose me e sitë pijen me sitë t’çajit para servimit.
E meqë jemi tek pijet e “flladitshme” dhe plot shije, mos e le pa e provu edhe limonatën klasike, smoothie-n me pjepën, ose mentë-limonatën – trijat këto super pije e që ja vlenë me i përgitë gjatë verës. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
