Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie, sikurse janë receta e smoothie-t me dardhë dhe xhenxhefil, apo ajo e smoothie-t me shegë – smoothie këto që po pëlqehen prej shumë lexuesve, dhe me t’drejtë.
Thjeshtësia e kombinimit t’mjedrave me karrota sa e ban këtë smoothie t’lehtë me u paramendu si shije, aq edhe e ban me qenë unik e plot freski. Mjafton me i përzi përbërësit e maposhtëm n’blender e me i blu edhe me kriju e konsumu diçka plot shije e vitamina, pa u mundu fort.
PËRBËRËSIT:
1 dardhë (e prerë n\kube)
1 grusht mjedra
2 karrota
1/2 mango
1/2 gotë ujë
PËRGATITJA
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji për 2 minuta, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme e servo.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë e konsumo menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit.
E nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për smoothie – ne t’i kemi radhitë 5 smoothie-t ma t’mira për shnetë bashk me 3 smoothie me dredhëza që kujtdo i pëlqejnë. Secila asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre e ke gati brenda 2 minutave. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria