Kur bahet fjalë për sallata t’mira e t’shijshme, 4 super-sallatat tona “ndryshe” e kanë dëshmu tashma që shijet inovative t’sallatave me përbërës interesant duhet me u provu t’paktën 1 herë që me u gjyku mandej. Sallata ka prej ma t’ndryshmeve, duke përfshi lloj lloj përbërës, që jo domosdoshmërisht janë veç gjethe. Biles, ka edhe sallata që ta bijnë verën n’tryezë hala pa ardhë sezona.
Shijen tropikale mundesh me e pru n’cilëndo pjatë a tryezë nëse e përgatitë sallatën me kastraveca dhe avokado; sallatë t’cilën n’3 hapa tejet t’thjeshtë e ke gati. Kështu sa t’shkunden plakat, ti shoqnoji drekat/darkat me super-sallatat si kjo.
PËRBËRËSIT PËR SALLATË (servimi për 2):
1 kastravec anglez (i prerë n’copa)
1/3 ananas (i prerë n’copa)
1/2 tufë magdanozi (i prerë)
PËRBËRËSIT PËR DRESSING:
1/2 e langut t’limonit
3 lugë gjelle vaj ullni
1 lugë gjelle biber i kuq
1/2 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji hudhër pluhun
HAPI 1:
Shto t’gjithë përbërësit shtoji n’enë.
HAPI 2:
N’nji enë t’ndarë shto përbërësit për dressing-un dhe pëziji deri sa erëzat t’shpërbahen totalisht.
HAPI 3:
Shto dressing-un dhe përziji përbërësit mirë. Vendosi n’frigorifer për 30 minuta dhe pastaj servo.
REZULTATI:
Servo sallatën me pjata t’ndryshme, ne ta rekomandojmë me ja bashkangjitë drekave dhe darkave me patate t’pjekuna n’furrë me sos beshamelli, ose me pilaf me domate. Ti poashtu mundesh sallatën me ua bashkangjitë nachos-ve, torillave meksikane t’mëngjesit, fajitave t’pulës, fajitave me mish viçi dhe perime, apo enchiladave prej kungulleshe e kënaqu t’u hangër e t’u i shiju këto delikatesa meksikane, për t’cilat ti mundesh me i mësu edhe disa fakte interesante. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria