Kuzhina meksikane asht nji ndër kuizinat ma t’famshme e ma t’preferume t’njerëzve t’kulturave t’ndryshme n’mbarë botën. Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës t’freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme t’cilat i ofron. E jo kot, tacos, tortillas, enchiladas, tamales e specialitete t’ngjashme kanë zanë vend n’menytë e mijëra restoranteve anë e mbanë.
Edhepse kuzhina meksikane ka shumëçka me ofru, ne jemi mundu vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma autentike e ma interesante meksikane e me ta lehtësu përgatitjen e tyne përmes udhëzimeve t’tona. Këtë gja po e bajmë edhe sot, ama kësaj here po e ndajmë me ty nji recetë që me shumë gjasë nuk e ke provu n’versionin tonë, por shijen e ke t’njohun – bahet fjalë për taco-sallatën t’cilën n’pak hapa e ke gati.
PËRBËRËSIT KRYESOR:
1/2 sallatë “Iceberg” / sallatë e gjelbërt
1 avokado (e prerë n’kube)
1/2 qepë e kuqe (e grirë imët)
1 domte (e prerë n’copëza)
100 gr kashkavall (i grirë)
300 gr mish i bluar
4 petë t’rreshkuna tortille
1 limetë (e prerë n’rriska)
4-6 lugë gjelle ajkë
1/2 tufë magdanoz (opsionale)
4 lugë gjelle vaj ullini
PËRBËRËSIT PËR ERËZAT:
1 lugë e mesme biber i kuq
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji oregano
1 lugë çaji magdanoz
1 lugë çaji qepë pluhun
1 lugë çaji hudhër pluhun
HAPI 1:
N’tigan t’nxehtë shto vajin e mishin e blum’. Kavërdise masën për 5 minuta, shto erëzat dhe kavërdise prap masën për 10 minuta t’tjera – deri sa shumica e ujit t’shterrojë.
HAPI 2:
N’pjatë t’thellë shto sallatën e sipër mishin e kavërdisun pasi t’jetë ftohë për 5 minuta.
HAPI 3:
Vendos sipër copëzat e avokados, kashkavallin e grirë, domatet dhe qepët, ajkën dhe copëzat e tortillës me pak magdanoz e servo.
HAPI OPSIONAL:
Nëse nuk e ke problem me konsumu pak ma shumë kalori dhe karbohidrate, atëherë n’vend t’pjatës përdore tortillën e rreshkun t’cilën lehtësisht e përgtitë duke e vendosë n’pjatë t’thellë me pak vaj dhe duke e pjekë për 5-7 minuta n’furrë n’200 C. Kështu harxhin e tacove mundesh me vendosë sipër tortillës-pjatë. Servo me rriska limete për ekstra shije.
REZULTATI:
Servo taco-sallatën me ndonji limonatë t’freskët po nuk pate qejf me pi alkool, ose me nji strawberry margarita – koktell ky që lehtësisht mundesh me e përgatitë n’shtëpi. Mos e le pa i provu edhe fajitat me mish t’viçit dhe perime, salcë kosi dhe sallatë avokadoje me domate, apo salsa meksikane me misër – kombinim ky që s’duhet me u humbë.
T’gjitha këto receta ti mundesh lehtësisht me i përgatitë qoftë për drekë apo edhe darkë e me i shiju n’kushte shtëpije njilloj qysh i kishe shiju me ndonji restoran meksikan, pa pasë nevojë me ba harxhime t’mëdhaja. Madje, ti mundesh me e përgatitë edhe salsën pikante meksikane dhe sallatën me lakër t’kuqe që me i shoqnu këto pjata me to.
Gjithashtu, n’rehatinë e shtëpisë ti mundesh me lexu se cilat janë 6 faktet ma interesante mbi kuizinën meksikane – veç pse mundesh. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria