Sado që fëmijët prap ma tepër i preferojnë frutat sesa perimet, prap shumë prindër bijnë n’gazep me i bindë fëmijët me i konsumu ato. N’daç jepja fëmijës 1 e n’daç 8 arsye se pse duhet me hangër fruta njeriu, kur ata t’a ngrijnë krytë – harroje që mundesh me fitu, pa qenë pak dinak/e e pa e përdorë ndonji truk aty këtu. Megjithatë, ka mënyra interesante që i nxisin fëmijët me hangër fruta ma tepër e me u furnizu me vitaminat e nevojshme për trupin e tyre e ne i patëm nda 3 ide interesante që i shtijnë fëmijët me hangër fruta ma shumë.
Kësaj radhe po ja bashkangjesim edhe 1 seri idesh tjera t’cilat njisoj sikuse idetë e tjera, pos efektive, asht edhe e lehtë me u ekzekutu – mjafton pak kreativitet me pas. Bahet fjalë për zogjtë prej frutave, t’cilat jemi t’bindun që secili fëmijë i ka n’qejf. Po që s’je kreativ/e, veç ndjeki pamjet vizuale t’tonat edhe e arrinë rezultatin.
1. FAZANI ME DARDHË, KUMBULLA, BANANE E MANDARINA.

Krejt çka t’duhet asht me i pre e qeru frutat. Aty këtu pak me i formësu me thikë disa pjesë e me i shfrytëzu livoret e mandarinave/portokallit për me kriju detaje si kambët. Edhe nime po del pjata e bukur. E meqë kjo pjatë përmbanë mandarina e fëmijut tand nuk i interesojnë benefitet e saj, t’paktën ti mëso se pse asht mirë me konsumu çdo ditë nga nji mandarinë.
2. ZOGU PREJ PORTOKALLIT, BANANES E BORONICËS

Këtë ide mundesh me e realizu edhe me fruta t’tjera e me i shtu ekstra detaje. Mjafton fruti me qenë i rrumbullakët, ose me e pre n’formë rrethore.
3. HUTI PREJ MOLLËS, BORONICAVE E BANANES

Kjo pjatë po që ka me ta shti secilin fëmijë me i hangër mollat, anipse atyre nuk ju intereson shumë fakti që 1 mollë n’ditë i thotë doktorrit ik. Ama sa ma larg mjekut ata, aq ma mirë jemi edhe ne – kështu që ja vlenë me marrë mundin pra.
4. ROSAKËT E VEGJËT PREJ PORTOKALLI, KARROTËS, BANANES, BORONICËS DHE MISRIT

Rosakët e vegjël tento me i shfrytëzu maksimalisht që fëmijët me ta hangër edhe ndonji copë perimesh. Misri apo bizelet janë ideale për pjata si kjo, sepse, nëse rosakët i kanë qejf kokrrat, nj’ashtu i kanë qejf t’vegjlit.
Këto janë vetëm disa ide t’cilat jo domosdoshmërisht ke nevojë me i kombinu ashtu sikurse i kemi pasqyru. Shfrytëzoji këta shembuj si shabllon n’t’cilin bazohesh me i dhanë trup pjatës, por ndjehu i/e lirë me ja përshtatë harxhit që e ke. E picimulëve veç ju boftë mirë! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria