Me pytë kando, i madh e i vogël ka me t’thanë që nji ndër ushqimet ma t’preferume për ta asht pica. E anipse shumicës prej nesh na pëlqen, pica nuk asht edhe bash ushqimi ma i shnetshëm për me e konsumu shumë e shpesh. Megjithatë, asht vështirë me i rezistu kombinimit t’djathit me sos domatesh e me perime e harxh sipër. Kështu alternativat pak ma t’shnetshme t’picës janë rekomandimet tona.
T’lehta me u përgatitë, definitivisht ma t’shnetshme sesa pica tradicionale, por edhe fort t’shijshme për me i hangër janë 3 versionet “Healthy” t’picës t’cilat jemi duke t’i rekomandu. Mjafton me pasë pak vullnet, kohë e harxh, për me e përgatitë najnjanën prej tyre, e me shiju gjatë drekave a darkave dembele.
1. PATËLLXHAN-PICA
Patëllxhan-pica asht definitivisht rekomandimi jonë për ty që je merakli/ke i/e picës, por që s’ke qejf me ja tepru me brum e karbohidrate e që mundohesh me i nejt pak gati ushqmit. E n’2 hapa fort t’thjeshtë, ti mundesh me e shiju picën, pa brumin e kaloritë e panevojshme. Ti mundesh me i servu patëllxhan-picat si pjatë n’vehte apo edhe me i bashkangjitë n’nji tryezë me meze, ku secili ja prishë ngapak.
2. PIZZADILLAS (PIZZA + QUESEDILLAS)
Pizzadillas asht nji rekomandim fort interesant e i lehtë me u përgatitë. Kjo recetë asht kombinimi ma i mirë i mundshëm i 2 pjatave: meksikane e italiane n’1 vend. Pizzadillas janë nji gërshetim unik i picave italiane e kesedijave meksikane plot shije e që mundesh me i pasë t’gatshme për konsum brenda 10 minutave. E nëse ua përgatitë edhe salcën meksikane, ti mundesh me i konsumu për drekë e pauzë, por edhe për ndeja e gosti ku pret shumë mysafirë e ke pak kohë. E n’ndërkohë që e shijon këtë kombinim Italiano-Meksikan, mësoji se cilat janë 6 faktet ma interesante për kuzhinën meksikane që nuk i ke ditë, e cilat 5 faktet për kuzhinën italiane.që nuk i ke ni ma herët.
3. PICË LULELAKRE
Ti mundesh me e hjekë merakun e picës e me u ngi pa e konsumu brumin e kaloritë e panevojshme që pica i ka, falë lulelakrës t’cilën e përdorim si bazë për këtë super-recetë. Thjeshtë, shpejtë, lehtë e plot shije, pica prej lulelakre asht ideale me u përgatitë e përshtatë varësisht prej shijes – mjafton me ja shtu sipër përbërësit që t’shijojnë ma s’shumti.
E nëse e llogaritë vehten adhurues/e t’flaktë t’picave, mos e le pa e kqyrë serialin ma t’ri n’Netflix i qujtun “Chef’s Table Pica, serial dokumentar ky që na njofton me picat ma t’mira nga e gjithë bota t’përgatitura nga kuzhinierë t’njohur. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria