Lulelakra asht nji prej ushqimeve ma t’shnetshme që mundemi me i hasë n’natyrë e që lirisht mundemi me thanë se e pasurojnë n’mënyrë unike e autentike secilën recetë. Biles, për vegjetarianët dhe veganët, përgagtitja e lulelakrës n’mënyra t’ndryshme arrinë me ofru shije interesante e që lehtësisht munden me u përgatitë dhe që nuk marrin shumë kohë.
Ne kësaj radhe kemi përzgjedhë 5 kombinimet ma interesante t’pjatave me lulelakër – me shpresën që ke me i provu e me i futë n’menynë tande, sepse, secila prej recetave t’maposhtme ofron diçka t’veçant e plot shije për secilin merakli t’ushqimit. Madje, as t’randa me u përgatitë nuk janë.
1. PATATE ME LULELAKËR N’TAVË

Patatet me lulelakër n’tavë janè pikërisht nji prej recetave ma t’thjeshta e t’lehta me u përgatitë, e që munden me u kombinu lehtësisht me çdo kombinim mishi a perimesh tjera t’përgatituna. Thjeshtë, mirë dhe me pak përbërës, kjo tavë s’ka qysh dështon.
2. PICË LULELAKRE

3 hapa fort t’thjeshtë dhe pak përbërës mjaftojnë me ta hjekë merakun e picës, me t’kënaqë e me t’ngi pa e konsumu brumin e kaloritë e panevojshme t’picës, falë picës prej lulelakrës, që asht zgjidhja perfekte për ty që je n’dietë.
3. SUPA ME LULELAKËR

Supa me lulelakër asht prej supave ma kremoze, por edhe ma t’shijshme t’cilat mundesh me i përgatitë pa u harxhu shumë. Poashtu, shije t’veçantë kësaj supe i jep lulelakra e pjekun fillimisht me erëza e që nime e ban diferencën prej supave t’tjera. Plus, për kando që asht vegjetarian a vegan, kjo supë asht perfekte, sepse nuk përmbanë produkte shtazore. Besa, asht e mirë edhe për ata që kanë probleme me yndyrën n’gjak, ose që synojnë me humbë peshë.
4. QOFTE LULELAKRE

Qoftet prej lulelakrës janë nji prej specialiteteve vegjetariane ma t’shijshme dhe me shumë t’drejtë. T’krijume tanësisht prej produkteve vegjetariane, këto qofte thjeshtë ta bombardojnë gojën me shije. E krejt çka t’duhet ty janë 15-20 minuta n’total e 2 hapa me i ndjekë, n’daç me i pasë gati këto super-qofte.
5. LULELAKËR E PJEKUN N’FURRË

Ideale për drekë a darkë, lulelakra e pjekun n’furrë asht ushqim që i shkon secilës pjatë dhe që asht super e shijshme dhe e lehtë. Ajo madje mundet lehtësisht me u kombinu me lloje t’ndryshme t’ushqimeve qoftë t’nxehta a t’ftohta, e që kësisoji ti mundesh me i kursy edhe t’nesërmen vehtes kohë. Mjafton me i ndjekë 3 hapa t’thjeshtë.
E mbasi veç jemi te ushqimet e mira dhe plot shije, mos e le pa e provu edhe 5 super recetat me kërpudha, apo 5 recetat plot shije me avokado. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
