Që 1 mollë n’ditë, i thotë doktorrit ik, e thonë tashma edhe shkencëtarët, pikërisht sepse molla njihet për vetitë ushqyese dhe vitaminat që përmbanë. E edhepse mollën si frut lehtësisht e hajmë secili prej nesh, jo çdoherë na hahet si e tillë.
6 recetat ma t’mira e ma t’shijshme me mollë janë listu prej nesh n’këtë artikull, pikërisht për me ta ba edhe ma t’pëlqyeshme mollën si frut, por edhe me ta pasuru menynë. E definitivisht, secila recetë asht ma e mirë se tjetre – kjo nuk don hamendesim biles.
1. Smoothie me molla dhe dredhëza
Smoothie me molla dhe dredhëza asht kombinimi i cili ta garanton shijen perfekte gjatë nji mëngjesi dembel e ku nuk ke nerva me mendu çka me përgatitë. Pak përbërës e 2 minuta kohë janë krejt çka t’duhen me ja nisë ditës mirë e ambël.
2. Kompot mollash
Kompoti i mollave asht prej atyne recetave që i jep lezet secilit kek, secilës rriskë buke, pallaqinkë e llokumave. E çka asht ma e mira, asht recetë e marrë prej gjysheve t’tona punëtore e t’zojat. Besa, as filozofi nuk ka qaq e besa edhe mollat që s’mrrinë me i hangër munden me u shfrytëzu.
3. Qull i nxehtë tërrshane me mollë dhe arra
Që me e kursy kohën n’mëngjeset e hershme, t’përngutshme e dembele, ne ta sygjerojmë qullin e nxehtë t’tërrshanës me mollë dhe arra. Këtë super-pjatë mundesh me e pasë gati brenda pak minutave, për 1 super-start.
4. Kek me mollë dhe kanellë
Mollë e kanellë bahen bashk n’kekun tonë t’famshëm për me t’lumtunu e me ta ofru nji super shije me secilën kafshatë. E 4 hapa t’thjeshtë me u ndjekë e dëshmojnë se për me dal diçka e mirë, nuk ka nevojë me qenë e komplikume e as e vështirë. Andaj, mjafton me i ndjekë hapat tanë për me e përgatitë kekun me mollë dhe kanellë brenda 1 ore.
5. Smoothie me thana dhe mollë
Smoothie me thana dhe mollë asht receta që t’i merr veç 2 minuta kohë, pak harxh, por t’ofron super shije e t’furnizon me vlera ushqyese t’mjaftueshme për me e shty ditën mirë e për qejfi.
6. Pjata me gjizë, mollë dhe arra
Pjatat me gjizë, mollë dhe arra, sikurse edhe pjatat me jogurt e fruta, asht nji recetë mëngjesi që n’dakik e ke gati e që shpesh ngjajnë n’desert. Poashtu, këto pjata janë lehtë me u përshtatë e me u ndryshu varësisht prej shijes, por edhe harxhit që e ke n’dispozicion. E komplet pjatën e ke gati brenda 1 minuti.
Ti mundesh këto receta me i provu e përgatitë kurdo që ta merr mendja e me i shiju benefitet e mollës, madje mundesh me ua përgatitë edhe fëmijëve. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria