Shën Valentini veçse asht afru e për shumëkand kjo ditë asht arsye me festu e me ju gëzu faktit që ata janë t’lumtur me partnerin/en që e kanë afër vehtes. E anipse asht e pritshme që për këtë ditë me marrë e me dhanë dhurata, me dalë n’drekë a n’darkë romantike – kjo nuk do t’thotë që me patjetër me u kufizu veç n’këto opsione e mos me organizu diçka ma interesante n’shtëpi – përkundrazi, ambientet private i kanë përparësitë e vehta.
Thonë se nji prej gjuhëve t’dashnisë asht edhe kuzhina; ku përmes ushqimit ti mundesh me e gëzu dikand, por edhe me e shprehë dashninë ndaj personit n’fjalë. E n’rast se nuk ke planifiku diçka specifike, ke mbetë pa ide apo je n’kërkim t’risive se qysh me e surprizu partnerin/en tand/e sot – e ke rastin me e përgatitë 1 prej 3 recetave t’tona t’pastave që janë ideale për darkë romantike.
1. PASTA ME TOMATINA T’PJEKUNA
Pasta me tomatina t’pjekuna asht super receta që n’2 hapa fort t’thjeshtë mundesh me e përgatitë, e që jemi t’bindun që nuk ke me dal i/e zhgënjyer as ti e as partneri/ja jote. Mjafton me e nda pak kohë e me ju përkushtu recetës me e e qitë zemren n’secilin hap. E nëse ke qejf me e shoqnu me ndonji sallatë plot shije, ne ta rekomandojmë me e përgatitë Sallatën “virale” Shirazi (sallatën persiane).
2. PASTA KREMOZE ME SOS LIMONI DHE BIZELE
Pastat kremoze me sos limoni dhe bizele t’cilat mundesh me i përgatitë t’u i ndjekë disa hapa tepër t’thjeshtë, janë sygjerimi jonë për ty që je n’kërkim t’recetave interesante për darkën romantike. Shija kremoze e djathërave n’kombinim me shijen e limonit ja jep kësaj recete nji “twist” interesant e unik e që ja vlenë me u provu. Biles mundesh me e shoqnu me sallatë rukolle me mollë dhe shegë – po pate dëshirë.
3. PASTA ME KËRPUDHA DHE SOS BALSAMIK
Pastat me kërpudha e sos balsamik kanë me ta vjedhë zemrën ty e partnerit/es dhe po i provove kanë me ju shtu përgjithmonë menysë tande. T’lehta me u përgatitë, kremoze por edhe sa t’ambla aq edhe acidike prej kem qumështit e uthullës balsamike – kërpudhat e pastat gërshetohen n’mënyrën ma t’mirë t’mundshme brenda 20 minutave përgatitje n’tanësi, e kombinohen shumë mirë edhe me sallatën mediterane t’lakrës.
Shijoji këto pjata me nga nji gotë verë, ose ndreçja vehtës dhe personit tand drekën/darkënme nji koktell klasik e që i shkon shumë motos t’Shën Valentinit e përgatite koktellin Strawberry Margarita lehtësisht n’kushte shtëpije.
Pavarësisht se çka vendosë me provu e gatu, ne urojmë që n’fund ti e partneri/ja me u nda t’kënaqun. Kujdes mos përgatit edhe tepër shumë ushqim e me t’shku dam dhe sigurohu me i kushtu vëmendje edhe dekorit. Ne t’sygjerojmë me i bashkangjitë tavolinës lule, qirinjë e pse jo edhe drita dekorative për nji efekt hala ma romantik. Shijoje drekën/darkën romantike e gëzuar për dashninë! Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria