Se vakti kryesor për nji ditë me energji asht mëngjesi nuk e vëjmë n’dyshim. Mirëpo, jo çdo herë mrrijmë me e nxanë mëngjesin herët e me e përgatitë nji vakt t’shijshëm e t’mirë,, veçanarisht vikendeve, kur pritojmë me u çu herët. Qata recetat dhe pjatat e “Brunch-it” janë ideale për vikendet dembele.
Fritatta asht versioni italian i omletit. Kjo pjatë asht ideale me u përgatitë kur je vet i/e katërti/a e kur nuk ke nerva me mbetë gjatë n’kuzhinë, sepse, nuk don shumë punë e as shumë harxh. Këtë ka dëshmu fritatta mediterane, e ka me e dëshmu edhe receta e radhës me spinaq e tomatina.
PËRBËRËSIT:
6 ve
¼ gotë qumësht
½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i zi
3 lugë gjelle vaj ullini
1 qepë (e grirë imët)
150 gr spinaq (i prerë)
150 gr tomatina (t’prera n’gjysmë)
100 gr djathë feta (t’imtësume)
HAPI 1:

N’nji enë t’thellë shto ezët, qumështin bashk me kripë dhe biber e tundi vezët mirë.
HAPI 2:

N’tigan t’nxehtë shto vajin dhe pastaj qepën e grirë. Kavërdise qepën për 5 minuta deri sa t’zbutet.
HAPI 3:

Shto spinaqin dhe tomatinat n’tigan e kavërdisi ato bashk me qepë për 3-4 minuta. Përzije masën kohë pas kohe.
HAPI 4:

Shto vezët e rrahuna n’tigan e sigurohu që e gjithë masa asht shpërnda njëlloj. N’temperaturë mesatare fërgoje masën për 3 minuta.
HAPI 5:

Kur t’jetë shterrë pak masa me ve, shto djathin feta t’imtësum sipër dhe mbuloje tiganin me kapak. Leje masën me u forcu për 3-4 minuta me kapak e pastaj largoje kapakun dhe leje edhe 2 minuta t’tjera. Pra, masa duhet t’sherrohet tanësisht.
REZULTATI:

Shijoje këtë mëngjes t’vonshëm ose “Brunch” mundesh me e shiju me 1 smoothie me dardhë dhe boronica, apo me 1 smoothie me karrotë dhe banane.
Ti poashtu mundesh me nisë mëngjesin me 1 prej 3 rekomandimeve t’tona për mëngjes t’mirë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
Përgatiti:
