Krejt e kemi pa n’filmat amerikan mëngjesin “perfekt” t’cilët ata me shumë qejf e përgatisin. Besa, t’u i pa edhe kemi lakmu për mëngjese t’tilla. E tash, kemi ardhë n’nji kohë, ku asgja nuk asht e pamundshme, e e kemi shumë t’lehtë me ba çka bajnë e çka hajnë njerëzit anë e mbanë botës, sepse, kemi qasje n’recetat e tyre.
Petullat amerikane, apo ndryshe t’njohuna si “Pancakes” janë nji ndër ushqimet e preferume kudo nëpër botë. T’shoqnume me çkado t’ambël, ato kanë arritë me e ba mëngjesin nji vakt n’t’cilin “ambëlsina” asht e justifikushme për konsum. E ti, e ke rastin me e kriju nji kuti pauze me petulla amerikane 1 ditë ma herët e me e marrë t’nesërmen n’punë me vehte.
PËRBËRËSIT (Servimi për 1):
4 petulla amerikane me boronica
2 lugë gjelle jogurt grek
3-4 dredhëza
1 grusht boronica
1/2 grusht mjedra
2 lugë gjelle muesli/tërrshanë
PËRGATITJA:
Adaptoje recetën klasike t’petullave amerikane duke i shtu brumit boronica t’freskëta dhe përgatiti petullat n’3 hapa t’thjeshtë. Vendosi n’kuti t’pauzës, shtoja frutat e malit, jogurtin dhe muesli-t. Vendose kutinë n’frigorife, merre me vehte n’punë dhe shijoje këtë shujtë që ma shumë ngjanë n’desert sesa n’drekë.

Poashtu, nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për shujta t’shnetshme e t’përshtatshme për pauzë, mos e le pa e provu edhe kutinë e pauzës me ve, rrush dhe gjalpë kikiriku, kutinë e pauzës me ve dhe jogurt frutash, apo edhe kutinë e pauzës me perime dhe sos tzaziki. T’gjitha këto receta janë t’shnetshme, t’lehta me u përgatitë, plot vlera ushqyese e fort t’shijshme. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
