Shumë nga ushqimi që e konsumojmë lun’ bajagi rol edhe n’shëndetin tonë, por edhe n’bukurinë e pamjen tonë t’jashtme, meqë shëndeti nga brenda reflekton edhe jashtë. Se çka hajmë e pijmë n’shumë raste na e tregon lëkura dhe gjendja n’t’cilën ajo mundet me qenë.
Kastraveci padiskutimisht asht nji prej perimeve ma freskuese, hidratuese e krokante t’verës dhe padiskutimisht gjenë përdorim t’jashtëzakonshëm n’shujtat tona, sidomos n’sallata t’ndryshme. Ama, a t’ka shku mendja ndonjëherë me kriju smoothie e me i shtu kastravec. Nëse jo, qe ku i ke 3 super-smoothie me kastravec, që i ndihmojnë jo veç lëkurës e flokëve, por edhe i ndihmojnë trupit me i largu toksinat e tepërta e me u pastru.
1. Smoothie me bostan dhe kastraveca
Meqë jemi n’verë, s’do fjalë që shijet ekzotike janë t’parapëlqymet kur bjen fjala tek pijet e ndryshme dhe smoothie-t. Mirëpo, a t’ka shku mendja najherë me përgatitë smoothie me bostan dhe kastraveca? Nëse jo, atëherë po t’rekomandojmë me ja dhanë shancën smoothie-t me bostan dhe kastraveca – kombinim ky ideal sidomos nëse je merakli/ke i/e shijeve ekzotike dhe freskuese, por edhe ke qejf me qëndru i/e hudratum/e.
2. Smoothie me pjepën dhe kastravec
Ngjashëm sikurse n’recetën e sipërme, ti mundesh me e përgatit’ edhe smoothie-n hidratues me pjepën dhe kastravec , që edhe shijon edhe freskon. E ma e mira e kësaj recete asht se nuk lypë shumë harxh, e aq ma pak kohë.
3. Smoothie me dredhëza dhe kastravec
Asht koha që me u tregu i/e hapun me variacione e kombinime t’pazakonta t’smoothieve, por që po i provove nuk ke me hjekë lehtë dorë prej tyne, njisoj qysh e dijmë që s’ke me hjekë dorë as prej smoothie-t me dredhëza e bostan – pije kjo që ta jep energjinë, ambëlsinë e freskinë e nevojshme për me nisë ditën mbarë e plot vitamina, pa hjekë dorë prej shijes e ambëlsisë.
4. Detoks smoothie me kastravec
Nëse e ke lëkurën e thatë dhe ke probleme me akne, kremat dhe tretmanet janë nji zgjedhje, por nuk janë t’mjaftueshme po që se nuk i rrin gati ushqimit. Andaj, sa ma shumë ujë, ushqim pa sheqer dhe yndyrë t’madhe si dhe sa ma pak produkte t’tjera ushqimore t’gatshme janë çelësi drejt nji lëkure t’shnoshë. E për me ja ndihmu pak vehtes, ti mundesh me e përdorë rregullisht detox-smoothie-n me kastraveca, që me ja ndihmu lëkurës me qëndru sa ma e hidratume,
Servoji smoothie-t n’gotë, dhe Konsumoji menjiherë, ose futi n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 2 ditëve. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit.
Nëse po ke qejf me konsumu ma shumë perime përmes pijeve, atëherë mundesh me e përgatitë smoothie-n me lulelakër dhe gjalpë kikiriku, smoothie-n me dredhëza dhe lulelakër, ose smoothie-n me qershi dhe lulelakër.
Ndërkaq, nëse je n’kërkim t’pijeve freskuese, atëherë ta rekomandojmë me e provu limonatën klasike, smoothie-n klasik me bostan, ose mentë-limonatën – trijat këto super pije e që ja vlenë me i përgitë gjatë verës. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria