Kur flasim për gjanat e mira e t’shijshme, s’mundemi pa i përmend qoftet. T’shijshme e lehtësisht t’kombinushme me perime dhe ushqime t’tjera, qoftet vazhdojnë me mbetë nji prej ushqimeve favorite t’shumëkujt prej nesh dhe me t’drejtë. Mirëpo, jo çdo recetë arrinë me ofru rezultatet dhe me i tejkalu pritshmëritë e shumicës, ama ne jemi siguru me e ba nji gja t’tillë kësaj here, sikurse edhe shumë hera t’tjera.
Qoftet me gjoks pule janë nji prej specialiteteve plot shije që jo çdokush din me i përgatitë siç duhet. T’mbushuna me erëzat e duhuna dhe mish pule t’grirë këto qofte thjeshtë ta bombardojnë gojën me shije. E krejt çka t’duhet ty janë 30 minuta n’total e 2 hapa me i ndjekë, n’daç me i pasë gati këto super-qofte.
PËRBËRËSIT:
1 kg mish pule i bluar (gjoks pule i bluar)
1 gotë thërrmija buke / prezlle
1 qepë (e grirë imët)
1/2 tufë magdanozi (i imtësum)
2 ve
3 thelpinj hudhra (t’grira imët)
1/2 lugë çaji borzilok i thatë
1/2 lugë çaji oregano
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji biber i zi
1/4 gotë vaj ullini
HAPI 1:

Para se me fillu me përgatitjen, nxeje furrën n’200 C e pastj fillo me përgatitjen: Shto t’gjithë përbërësit përveç vajit t’ullinit n’nji enë t’thellë. Përzije nji herë masën pak me lugë e pastaj vazhdo me dorë e ngjeshe mishin deri sa t’përzihen mirë krejt përbërësit.
HAPI 2:

Krijo toptha / bombice prej masës dhe renditi n’tepsi ose n’tel për pjekje sipër tepsisë. Lyji qoftet me vaj ullini me ndihmën e brushës për gatim dhe pjeki qoftet n’200 C për 15-20 minuta. Largo nga furra dhe servo.
REZULTATI:

Këto qofte shkojnë ma s’miri me pak magdanoz sipër dhe disa rriska limoni t’cilat mundesh me i shtrydhë sipër dhe me sosin e famshëm grek Tzaziki – sos ky që mundesh me e përgatitë edhe vet, apo edhe me salsën pikante meksikane. Ti mundesh me i servu këto qofte si pjatë n’vehte, me i shoqnu me perime t’pjekuna n’furrë, apo me ndonjanën prej 4 super sallatave “virale” t’cilat i kemi rekomandu kohë ma parë, apo edhe me sallatën mediterane t’lakrës.
E mbasi veç ju kemi hi qofteve, mëso qysh përgatiten edhe qoftet greke n’4 hapa t’thjeshtë. Ndërsa për ospione vegjetariane t’i rekomandojmë qoftet me thjerrëza dhe qoftet prej lulelakrës. Shijo! /katror.info/
Përgatiti:
