Kur flasim për gjanat e mira e t’shijshme, duhet me e pranu që jo patjetër nji pjatë duhet me përmbajtë mish për me qenë e shijshme. Këtë e dëshmojnë recetat e ndryshme vegane dhe vegjetariane, përfshirë edhe 7 pjatat tona vegjetariane. Kurse tash shoqni këtyre pjatave po i ban edhe receta e qofteve vegjetariane prej lulelakrës.
Qoftet prej lulelakrës janë nji prej specialiteteve vegjetariane ma t’shijshme dhe me shumë t’drejtë. T’krijume tanësisht prej produkteve vegjetariane, këto qofte thjeshtë ta bombardojnë gojën me shije. E krejt çka t’duhet ty janë 15-20 minuta n’total e 2 hapa me i ndjekë, n’daç me i pasë gati këto super-qofte.
PËRBËRËSIT:
1 lulelakër (e bluar n’blender)
2 gota bullgur i imët/kuskus (i zier)
1 gotë thërrime buke / prezlle
½ gotë djathë feta (t’grimcuar)
2 ve (t’rrahuna)
3 qepë t’reja (t’prera imët)
Lëkura e grirë e 1 limoni
3 thelpinj hudhre (t’grira)
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji biber i zi
¼ gotë vaj ullini
HAPI 1:
Lulelakrën bluje n’blender me intervale t’kohë pas kohshme deri sa ta fitojsh konsistencën e bullgurit. Sigurohu që e ke largu ujin e tepër t’mbledhun prej lulelakrës, duke e kullu n’nji pecetë sikurse djathin. Pastaj,, n’nji enë t’thellë, shto t’gjithë përbërësit përveç vajit t’ullinit dhe përziji mirë, deri sa t’krijohet nji masë n’formë brumi.
HAPI 2:
Krijo prej masës qofte – madhësinë e t’cilave e len me qenë aq sa don ti. Nxeje vajin e ullinit n’1 tigan t’nxehtë dhe vendosi qoftet. Fërkoji qoftet n’secilën anë nga 5 minuta. Vendosi qoftet n’pjatë ose tepsi me pallomë (n’mënyrë që me e përthithë palloma yndyrën) dhe pasi t’i kesh fërgu t’gjitha qoftet servoji.
REZULTATI:
Servoji qoftet me salsën pikante meksikane, apo me salcën e famshme greke Tzaziki t’cilën lehtësisht mundesh me e përgatitë vet, apo njanën prej 4 sosave që shkojnë me gjithëçka.
E meqë jemi tek qoftet, mos e le pa i provu edhe qoftet me thjerrëza; që të 2 variantet mundesh me i përdorë qoftet si kombinim për sanduiçë t’ndryshëm ose burger vegjetarian, por edhe mundesh me i shoqnu me pjata si patatet e mbushura me djathë. Kurse nëse je n’kërkim t’recetave t’qofteve me mish, atëherë qoftet greke janë sygjerimi jonë për ty dhe meraklitë e tjerë t’mishit. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria