Për shumëkand mëngjesi asht mjaftueshëm i vështirë, për vet faktin që duhet me u zgju e me e lanë shtratin e jorganin e nxehtë e me u ballafaqu me botën ende pa u kthjellë mirë. E edhe ma e zorshme asht me gjetë vullnetin me përgatitë diçka, sidomos nëse asht e komplikume.
Që me ta kursy kohën n’mëngjeset e hershme, t’përngutshme e dembele, ne kësaj radhe e kemi përzgjedhë 1 qull tërrshane tropikale t’cilin mundesh me e përgatitë brenda pak minutave n’mramje e me e pasë t’gatshëm për mëngjes. Madje, që me e pasë edhe ma t’lehtë, t’i kemi nda udhëzimet për 4 porcione.
PËRBËRËSIT (servimi për 4):
160 gr tërrshanë (4 x 40 gr)
200 gr mango (4 x 50 gr)
200 gr ananas i konservuar (4 x 50 gr)
2 banane (4 x 1/2 banane)
160 ml qumësht (4 x 40 ml)
4 lugë gjelle jogurt grek (4 x 1 lugë)
4 lugë gjelle thërrmija kokosi (4 x 1 lugë)
PËRGATITJA:
Shto n’gota xhami ose n’teglla tërshanën fillimisht, pastaj bananen e prerë n’rriska. Shto porcionet e qumështit t’përziera me jogurt grek sipër, pastaj shto copat e ananasit dhe mangos dhe thërrmijat e kokosit. Me lugë përzije masën mirë, mbylle me kapak dhe vendose n’frigorifer.
REZULTATI:
Leje qulln me qëndru i ftohtë n’frigorifer deri n’mëngjes dhe t’nesërmen servoje n’pjatë ose haje direkt prej enës n’t’cilën e ke përgatitë qullin. Kjo recetë asht ideale poashtu me e marrë me vehte për punë, me ua ba gati fëmijëve për shkollë e pse jo me u konsumu edhe pas ushtrimeve, veçanarisht nëse ushtron herët n’mëngjes. E njësoj sikurse edhe qulli i mbramshëm i tërrshanës me mollë, edhe kjo recetë definitivisht ka me t’pëlqy po e provove.
Gati n’dakik e ke edhe rekomandimin tonë për super-mëngjeset e shijshme, e që asht qulli i nxehtë i tërrshanës me boronica, i cili pos i lehtë n’përgatitje e fort i shijshëm, nuk don as harxh shumë. Pra, ky kombinim asht sa ekonomik, aq edhe praktik e simpatik.
E nëse je n’disponim me provu receta t’tjera për mëngjes, por që përgatiten me ve, mos e le pa e provu fritatta-n me spinaq dhe tomatina, ose muffin vezët me spinaq, kërpudha dhe djathë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria