Kushdo që asht merakli i ushqimit e kupton merakun për me e zbulu nji recetë t’re, autentike e interesante që rrallëkush e përgatitë, por që përgatitet lehtë. E ne jemi pikërisht nga ata njerëz që nuk pritojmë hiç me gjetë receta t’tilla, sidomos nëse janë t’shijshme, t’shëndetshme dhe ekonomike. Andaj, edhe kësaj radhe kemi ardhë me nji t’tillë, sidomos nëse je prej atyre që kur servon drekë a darkë preferon pjatën kryesore me e shoqnu qoftë me nji paragjallë apo sallatë.
Ideale për drekë a darkë, sallata lebaneze e lakrës asht pjata që i shkon secilës tryezë dhe që asht super e shijshme dhe e lehtë. Ajo madje qëndron e freskët për 3 ditë me radhë e kësisoji ti mundesh me i kursy edhe t’nesërmen vehtes kohë. Mjafton me i ndjekë 2 hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT PËR SALLATËN:
⅓ lakër e bardhë (e grirë n’fije t’holla)
2 domate (t’grira n’kubëza t’vogla)
1 tufë qepë t’reja (t’prera n’rrathë)
1 tufë magdanoz (i grirë imët)
PËRBËRËSIT PËR DRESSING-UN:
⅓ gotë vaj ullini
¼ gotë lang limoni
½ lugë çaji mente t’thatë
¼ lugë çaji sumak (Opsionale)
½ lugë çaji kripë
1 thelb hudhër (e grirë imët)
PËRGATITJA:
Vendosi t’gjithë përbërësit e sallatës n’enë t’thellë dhe përziji mirë, duke ua shtu gradualisht edhe dressing-un, t’cilin paraprakisht e ke përgatitë dhe përzi mirë. Leje sallatën me qëndru e ftohtë n’frigorifer për 15-30 minuta e pastaj servo,
REZULTATI:
Servoje sallatën me çfarëdo gjelle a ushqimi – meqë asht sallatë që kombinohet me gjithëçka. Madje, mundesh me e përdorë si kombinim edhe për sanduiçë t’ndryshëm. Megjithatë, ne po ta rekomandojmë që këtë pjatë me e përdorë si shoqnuese t’çorbës me perime, çorbës me pulë dhe thjerrëza, apo çorbës me thjerrëza dhe kërpudha.
E nëse kishe dasht’ me e servu nji drekë a darkë t’plotë lebaneze, atëherë ta rekomandojmë me provu e me i gatu edhe patatet lebaneze t’njohuna si Batata Harra – patate këto që kanë nji shije unike dhe ja vlenë me i shoqnu me nji sallatë lakre.
E masi veç je hy n’artikull për sallata t’lakrës, këtu e ke edhe recetën e sallatës ma t’shijshme me lakër t’kuqe, ose edhe recetën e sallatës mediterane t’lakrës. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria