Varësisht se sa po kemi kohë, nj’ashtu edhe ja bajmë hyzmetin kuzhinës e ushqimit. E dorën n’zemër, me gjithë këtë dinamikë t’cilën shumica e kemi, po asht problem me gatu përherë mirë e shijshëm e për qejfi. I vetmi shpëtim n’këso raste janë recetat e thjeshta e që nuk kanë nevojë për shumë mund. Sa ma e thjeshtë receta e nji pjate, aq ma e t’garantume e ke shijen n’disa raste.
Nji prej gatesave ma t’shijshme e autentike n’kuzhinën lebaneze asht “Batata Harra” – pjaktë kjo që kombinon patatet e pjekuna me erëza n’stilin lebanez. T’lehta me u përgatitë, këto patate krokante munden me u kombinu lehtësisht me çdo pjatë mishi, peshku a perimesh tjera t’përgatituna.
PËRBËRËSIT:
8 patate (t’prera n’copë mesatare)
2 lugë vaj ullini
½ lugë çaji kripë
3 thelpinj hudhre (t’grirai mët)
2 lugë çaji biber i kuq
1 tufë magdanoz (i grirë imët)
Copa limoni për servim
HAPI 1:
Nxeje furrën paraprakisht n’200 C. Vendos n’tepsi letër për pjekje dhe patatet e prera n’kube mesatare sipër. Vendose tepsinë n’furrë dhe pjeki patatet për 20-25 minuta.
HAPI 2:
N’ndërkohë që pjeken patatet shto erëzat, hudhrën e grirë, vajin e ullinit dhe magdanozin e grirë n’tigan e kavërdisi ato për 3-4 minuta. Largo tiganin prej shporetit.
HAPI 3:
Pasi t’kenë marrë ngjyrë t’artë patatet, largoji nga furra e rrotulloji ato me lugë druni.
HAPI 4:
Vendose miksin me erëza, vaj, e magdanoz e hudhër siër patateve, përziji ato mirë dhe pjeki ër 5 minuta t’tjera. Largo tepsinë prej furrës dhe servo.
REZULTATI:
Batata Harra-t shoqnoji me magdanoz t’prerë sipër dhe rriska limoni. Ti gjithashtu mundesh me i servu me salmon t’pjekun me hudhër dhe erëza, me pulë me marinadë greke, apo me kungulleshat e mbushuna me pulë, e besa mundesh edhe me ua bashkangjitë nji krem sallatë me kastraveca, ose pak sallatë me sos tahini anash.
E meqë veç u përmendën sallatat dhe patatet, kurdo që ke kohë provoje sallatën e patateve me pesto, ose sallatën mediterane t’patateve, veçanarisht nëse je t’u pritë mysafir e po don me përgatitë diçka ma ndryshe, Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria