Nuk ka ma mirë se me mrri me kriju nji shujtë t’shijshme prej ushqimeve që kanë tepru prej nji ditë ma herët. Kësisoji ne edhe kursejmë kohë, ushqehemi, por edhe nuk e lajmë ushqimin me na shku dam. Besa, idetë se qysh mos me e lanë bukën bajate me na shku posht, kanë dëshmu sa efektive munden me qenë disa praktika e shprehi t’thjeshta.
Sallata e pulës me jogurt asht nji kombinim ideal për me e përgatitë e me e marrë me vehte n’punë a n’shkollë, nëse t’ka tepru mish pule prej nji dite ma herët. E pos që e kursen do harxh, ti arrinë me këtë sallatë kremoze dhe krokante me kriju nji pjatë plot proteina, vitamina dhe vlera t’tjera ushqyese, pa u mundu fort.
PËRBËRËSIT:
½ gotë jogurt
2 lugë gjelle lang limoni
2 lugë gjelle kopër (t’imtësum)
1 lugë çaji mustardë “dijon”
½ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper i zi
2 file pule (t’fërgume) me marinadë greke (t’prera n’kube)
½ mollë e gjelbër (e grirë imët)
¼ selino (e grirë imët)
2 qepë t’reja (t’grira imët)
HAPI 1:
Shto koprin, jogurtin, mystardën, kripën, biberin dhe langun e limonit n’nji enë t’thellë dhe përziji përbërësit mirë.
HAPI 2:
Mollën dhe filetë e pulës t’pjekun me marinadë greke preji n’kubëza t’vogla. Selinon imtësoje e bashk me to edhe qepët e reja. Shtoji këta përbërës n’enë t’thellë e sipër shto salcën dhe përzije masën mirë.
REZULTATI:
Kjo recetë asht shumë e përshtatshme nëse t’ka tepru prej drekës a darkës t’djeshme, por edhe ke dëshirë t’nesërmen me marrë diçka me vehte n’punë. Kështu, sikurse kutitë e pauzave me perime dhe sallatë pule me kastraveca turrshi, mundesh këtë sallatë me e përdorë si kombo.
E meqë jemi edhe te kutitë e pauzës – ti poashtu mundesh me përgatitë kuti pauze me humus dhe perime. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria