T’u u rritë e t’u u pjekë, çdo herë e ma shumë po i kuptojmë ma t’vjetrit pse i janë gëzu t’dilleve, e besa kemi nisë edhe ne me u ndi njejtë si ata n’raport me ditën e fundit t’javës – e qetë, e pangakrume, paksa dembele, por shumë relaksuese, kjo ditë vikendi asht perfekte për me e kalu paraditen n’shtëpi, n’pizhame e me u kënaqë bashk me anëtarët e tjerë t’familjes t’u hangër mëngjes e t’u shkëmby llaf.
Nëse je prej atyre që ke merak t’dillen me e mbledhë familjen n’tavolinë për mëngjes dhe je duke i shqyrtu opsionet e gatimit, qe ku t’i kemi përzgjedhë 5 receta t’shijshme e praktike për t’dillet e mbushuna plot shije, t’cilat as kohë e as harxh nuk lypin fort.
1. Fritatta me spinaq dhe tomatina
Fritatta asht versioni italian i omletit. Kjo pjatë asht ideale me u përgatitë kur je vet i/e katërti/a e kur nuk ke nerva me mbetë gjatë n’kuzhinë, sepse, nuk don shumë punë e as shumë harxh. Kështu receta e fritatta-s me spinaq e tomatina asht opsioni perfekt për t’dillet e kalume me familje. E ngjashëm ti mundesh me e përgatitë edhe fritatta-n mediterane.
2. Petulla amerikane
Petullat amerikane, apo ndryshe t’njohuna si “Pancakes” janë nji ndër ushqimet e preferume kudo nëpër botë. T’shoqnume me çkado t’ambël, ato kanë arritë me e ba mëngjesin nji vakt n’t’cilin “ambëlsina” asht e justifikushme për konsum. E n’3 hapa t’thjeshtë mundesh me ja ndreçë vehtes e t’tjerëve vikendin me këtë gatesë plot shije dhe t’lehtë me u gatu, plus mundesh me e shoqnu edhe me reçel t’përgatitun vet, sikurse asht reçeli jonë me dredhëza.
3. Muffin-vezët me spinaq, kërpudha dhe djathë
Muffin-vezët me spinaq, kërpudha dhe djathë janë gatesa perfekte me u përgatitë kur ke shumë njerëz me ushqy për mëngjes e nuk don me harxhu shumë kohë n’kuzhinë. Omleti / fritatta n’formë t’muffins-ave asht zgjidhja ideale, praktike por edhe joshëse si për t’mëdhenjt, ashtu edhe për t’vegjlit. Kësisoji, vetë kanë me lypë me hangër ma shumë, e ti nuk ke me pasë nevojë me i lutë me e fshi pjatën – çka me pritë ma shumë prej t’dilleve? S’ke çka!
4. Pallaqinka
Pallaqinkat, apo ndryshe t’njohuna si “Crepes” janë nji ndër ushqimet e preferume kudo nëpër botë. T’shoqnume me çkado t’ambël, ato kanë arritë me e ba mëngjesin nji vakt n’t’cilin “ambëlsina” asht e justifikushme për konsum. E ti, e ke rastin me e mësu recetën autentike franceze t’krepave n’disa hapa t’thjeshtë, me e përgatitë e me e servu me thuja se çkado që ke qejf; n’daç me fruta dhe kremëra t’ambël, n’daç me perime, djathë, ajvar dhe ushqime t’njelbëta.
5. Omlet me brokolli i pjekun n’furrë
Omleti me brokolli i pjekun n’furrë asht versioni ma praktik i omletit t’cilin mundesh me e përgatitë po që se je duke e shërby nji kallabllëk njerëz për mëngjes e nuk je ka don me u lodhë fort. I lehtë, praktik dhe interesant n’shije, ky omlet asht definitivisht nji mundësi e mirë me e kursy kohën përgjatë mëngjeseve (veçanarisht t’dilleve), pa pasë nevojë me hjekë dorë prej super-shujtave. Biles, me 1 potez mundesh 6 veta me i ngi – ku po don ma mirë?
Jemi ma se t’bindun që cilëndo recetë që vendosë me e provu nuk ka me t’zhgënjy. E ti mundesh çdo javë me e provu najnjanën prej tyre. E po vendose me i përgatitë, ne po t’rekomandojmë që këto gatesa me i shoqnu me fruta dhe perime t’freskëta, ose me 1 prej 4 smoothie-ve vegane t’cilat i ke gati n’dakik. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria