Nëse je kah planifikon me e përgatitë pak ma shnetshëm dhe po preferon me i shtu shujtave t’tua receta që përmbajnë ma shumë perime, atëherë ne definitivisht t’këshillojmë me fillu me ia bashkangjitë pjatave kungulleshën si super-ushqim.
E shnetshme, e lehtë me u kombinu dhe gatu, përgatitja e kungulleshës n’mënyra t’ndryshme arrin me ofru shije t’jashtëzakonshme – kuptohet që kjo arrihet me kombinimin e duhun t’erëzave e përbërësve tjerë. E ne kësaj radhe kemi përzgjedhë 5 kombinimet ma interesante t’pjatave me kungulleshë – me shpresën që ke me i provu e me i futë n’menynë tande, sepse, secila prej recetave t’maposhtme ofron diçka t’veçant e plot shije për secilin merakli t’ushqimit.
1. KUNGULLESHA T’MBUSHUNA ME PULË
Kungulleshat e mbushuna me pulë janë nji prej gatesave ma t’lehta e ma t’shijshme t’cilat mundesh me i përgatitë, veçanarisht nëse ke ftu mysafir e po ke qejf me ju lanë përshtypje pak ma shumë me shkathtësitë e tua t’gatimit. Ato kombinohen shumë mirë edhe me ushqime t’tjera dhe mundesh lehtësisht me i shoqnu edhe me sallatat tona interesante; sallata mediterane e lakrës dhe kuskusi mediteran me karkaleca janë 2 prej rekomandimeve t’tona.
2. SUPË KUNGULLESHE ME PARMEZAN
Supa me kungulleshë dhe parmezan asht pikërisht nji prej recetave t’lira e t’mira t’cilat mundesh me i përgatitëi shiju përgjatë javës. N’daç e ushqyeshme, n’daç e shijshme dhe e lirë – kjo supë t’i ofron t’tana t’mirat me ni pjatë. Biles, për mos me e lanë bukën bajate me t’shku posht, ti mundesh me e shoqnu supën me krutonët (bukëzat e rreshkuna) t’cilët i përgatitë lehtësisht brenda pak minutave.
3. ENCHILADAS PREJ KUNGULLESHE
Enchiladas prej kungulleshe janë nji version ma i shnetshëm i enchiladas tipike meksikane; version ky që nuk ja len keq me shije versionit origjinal, por që nuk përmbanë shumë kalori. Ideale për njerëzit që mbajnë dietë, ruhen prej brumnave apo thjeshtë preferojnë me u ushqy ma shnetshëm. E patjetër që nji pjatë me enchiladas prej kungulleshe, asht nji pjatë me plot shije e vlera ushqyese.
4. KRELANË ME KUNGULLESHË DHE PROSHUTË
Për ty që ke qejf me gatu ushqime tradicionale, por preferon edhe me i marrë me vehte për pauzë, apo me ua ba gati fëmijëve ushqimin për shkollë – ne e kemi gjetë zgjidhjen perfekte n’5 hapa t’thjeshtë. Bahet fjalë për krelanën me kungulleshë e proshutë që sa asht tradicionale, aq asht edhe inovative sa i përket kombinimit dhe shijes.
5. KUNGULLESHA T’PJEKUNA N’FURRË
Ideale për drekë a darkë, perimet e pjekuna n’furrë janë kombinimi që i shkon secilës pjatë. Ama jo krejt perimet e kanë t’njejëtin marifet, sepse, kohëzgjatja e pjekjes si dhe erëzat dallojnë varësisht prej llojit t’perimeve, veçanarisht nëse je duke e përgatitë veç nji lloj t’tyre. Andaj, receta e kungulleshave t’pjekuna n’furrë asht receta që t’duhet nëse t’pëlqen kjo perime e ke qejf me e konsumu ma shpesh.
Nëse veç ke ra n’dilemë se me çka me përgatitë, besojmë që këto rekomandime sado pak ta kanë lehtësu. Tash veç t’mbetet me i përvjelë mangët e me gatu. E mbasi veç jemi te ushqimet e mira dhe plot shije, veçanarisht recetave që përmbajnë shumë perime dhe shije, mos e le pa e provu edhe 5 super recetat me kërpudha, 5 recetat interesante me pasul, 5 recetat unike me lulelakër, apo 5 recetat plot shije me avokado. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria