Nëse je merakli /ke i/e ushqimit, me shumë gjasë ndonjiherë edhe konsumon ushime që nuk llogariten edhe aq t’shnetshme, por t’cilat vërtetë t’kënaqin, sidomos kur i konsumon rrallë e përmallë, sepse, kur diçka nuk hahet shpesh – t’mbetë ma ambël.
Kështu, sot po t’njoftojmë me nji lajm interesant dhe t’gëzueshëm për ty dhe t’tjerët që kanë merak me ja prishë rendin ndonjiherë rezhimit me ushqime t’yndyrshme. Përgatitu, se nuk besojmë ta kesh pas’ këtë informacion ma herët!
Sot SHBA shënon ditën kombëtare t’pomfritit.
Po – mirë lexove! Pomfriti e ka ditën e vet, e na nuk kemi qysh pos me ju gëzu këtij fakti dhe ekzistencës t’nji prej ushqimeve ma t’konsumume n’menynë e Fast Foodeve, apo qysh kemi qejf me i thanë n’shqip: ushqimeve t’shpejta.
Patate t’prera n’fije t’holla e t’trasha, qoftë t’drejta e qoftë dredha t’skuquna n’vaj kanë ekzistu për nji periudhë bukur t’gjatë n’menytë e shumë kulturave t’ndryshme dhe padiskutimisht e kryesojnë listën e ushqimeve përcjellëse për shumë pjata, veçanarisht burgerëve, sanduiçëve e tostave, por edhe gatesave t’tjera.
Ideale për ndonji ditë kur t’hahet pak ma yndyrshëm dhe ke qejf me e qarrosë vehtën me diçka ma kalorike, pomfritat patjetër që janë nji prej përzgjedhjeve me t’cilat nuk mundesh me ja huqë kurrë, sidomos kur je nazeli/ke n’ushqim dhe nuk ke qejf fort me rreziku me porositë ushqim t’cilin nuk e ke provu ma parë.
Madje, këto patate t’skuquna janë po aq t’përshtatshme me u porositë a përgatitë vet kur fton miq e familjarë me ndejt e me ja shtre hejës, muhabetit e pijes, sidomos nëse ka ndonji lojë futbolli t’cilën mundeni me e kqyrë bashk, apo edhe kur ja shtrenni ndejës me skarë.
Për ma tepër, ajo çka i ban edhe ma t’konsumueshëm pomfritat padiskutimisht asht edhe fakti që lehtësisht kombinohen e hahen me çfarëdolloj sosi e salce. N’daç i kombinon ato me shijet klasike: keçap dhe majonezë, e n’daç me shije ma freskuese sikurse ajo e sosit grek Tzaziki, apo shije ma pikante sikurse asht salsa e djegëst meksikane. Mundësitë për konsumim t’sosave e t’salsave me pomfrita janë t’panumërta – dhe kjo asht nji arsye ma shumë pse i madh e i vogël i ka merak.
E pavarësisht sa t’shijshme e t’parezistueshme janë pomfritat, asht mirë me e ditë se nuk janë ushqim t’cilin ban me e konsumu shpesh, meqë sa përmbajnë kalori, yndyrë dhe karbohidrate t’shumta, poaq munden me ndiku keq edhe n’nivelin e insulinës. Kështu, si për çdo “fast food” tjetër, edhe për pomfrita vlenë e njejëta thanje: Mos me i hangër shpesh, por as mos me e tepru kur e sos’ me i hangër.
E meqë jemi tek ushqimi dhe informacionet interesante, mëso se kur shënohet dita e ushqimeve “Fast food” dhe se cilat janë 6 fakte t’pazakonta për ushqimin. E nëse je merakli/ke i/e pijes dhe alkoolit, mundesh me elxu edhe rreth 7 fakteve interesante për birrën, 5 fakteve për vodkën ose me mësu ma shumë se cilat janë 5 faktet ma interesante për verërat. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria