Kur bahet fjalë për receta t’mira e t’shijshme, recetat tona e kanë dëshmu tashma që shijet inovative me përbërës interesant duhet me u provu t’paktën 1 herë që me u gjyku mandej. Kështu ne vazhdimisht përpiqemi me identifiku pjata interesante e që lehtësisht mundesh me i përgatitë, pa pasë nevojë me kalu shumë kohë n’kuzhinë.
Pjata e karkalecave dhe brokollit t’kavërdisun sipas stilit aziatik nuk don diskurim se asht 1 prej recetave ma t’shijshme t’përgatitjes t’karkalecave. E çka asht ma e mira, ky kombinim mundet me u shoqnu lehtësisht me oriz apo noodles aziatik. Mjafton me i ndjekë udhëzimet tona.
PËRBËRËSIT (4 persona):
1 kg karkaleca (t’pastrum’)
1 lule brokoli (e prerë n’copë)
1 tufë qepë t’reja (t’prera imët)
2 lugë gjelle vaj ullini
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
Oriz integral i zier (për servim)
PËRBËRËSIT PËR SALCËN AZIATIKE:
3 lugë sos soje
1 lugë gjelle uthull vere-vorizi
1 lugë gjelle sheqer t’kafët
1 lugë gjelle vaj susami
2 lugë çaji Sriracha / ketchup pikant
2 lugë çaji niseshte
4 thelpinj hudhre (t’grira imët)
1 rranjë xhenxhefili (e grirë imët)
HAPI 1:
N’nji pjatë shto përbërësit për salcën e sojës dhe përziji mirë me tel kuzhine deri sa t’shpërbahen erëzat dhe nishestja.
HAPI 2:
N’tigan t’nxehtë shto vajin, vendos karkalecat dhe copët e brokollit e kavërdisi ato për 3 minuta. Mos harro me shtu edhe hudhrat e grira.
HAPI 3:
Shto salcën e sojës dhe kavërdisi perimet për 5 minuta t’tjerë – deri sa sosi t’trashet duke u zi e t’fillojë me u karamelizu. Largo tiganin prej shporetit dhe servo.
REZULTATI:
Ne ta rekomandojmë me ja bashkangjitë pjatës do oriz integral, pak fara susami dhe qepë t’reja sipër për ektra shije. Ngjashëm, këtë fërgesë mundesh me e bashku me noodles po deshe.
Kurse nëse t’pëlqejnë frutat e detit dhe je n’kërkim t’recetave interesante, atëherë karkalecat klasik me hudhër dhe limon, kukkusi mediteran me karkaleca, dhe salsa me avokado dhe karkaleca janë pjata t’cilat definitivisht t’i rekomandojmë me i provu. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria