Mundesh me qenë super-kuzhinier/e, besa edhe gurman/e e me provu gjithëçka, veç me ushqim tradicional t’tonin nuk ka. Recetat unike t’gjysheve e pjata e stër-mbushuna prej gjysheve, nuk kanë qysh me u kuptu ndryshe, përpos si gjuhë univerzale e dashnisë t’tyre. E për gjyshet kosovare, kjo vlenë edhe ma tepër sidoms nëse i kujtojmë pitet, leçenikat e bukët e tyre, por edhe ambëlsinat e ndryshme.
Për ty që ke qejf me gatu muffins t’ndryshëm që e gërshetojnë tradicionalen me shijet inovative, dhe preferon me gatu ma tepër n’mënyrë që me i marrë me vehte për pauzë, apo me ua ba gati fëmijëve ushqimin për shkollë – ne e kemi gjetë zgjidhjen perfekte – muffins-at me kungulleshë; gatesa që s’ban me t’ikë pa e provu.
PËRBËRËSIT:
2 gota kungullesha (t’grira)
2 gota miell
1 lugë pecivë / pluhun për pjekje
1/2 lugë çaji sodë buke
1/2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji kanellë
2 ve
1/2 gotë sheqer
1/2 gotë sheqer t’kafët
1/3 gotë salcë molle 9mollë n’blender)
1/4 gotë vaj luledielli
1 lugë gjelle ekstrakt vanilje
HAPI 1:
Fillimisht nxeje furrën n’180 C dhe fillo me grirjen e kungulleshave n’rende – kuptohet, pasi t’i kesh pastru e shpèrla me ujë.
HAPI 2:
N’nji enë t’thellë shto miellin, sodëm e bukës, kanellën, pecivën dhe përzije masën mirë.
HAPI 3:
Shto vezët, ekstraktin e vanillës, sheqerin e bardhë dhe t’kafët dhe salcën e mollës. N’rast se nuk ke salcë molle, merr nji mollë e bluje n’blender dhe shtoja masës. Përzije masën mirë me tel kuzhine.
HAPI 4:
Shto kungulleshat e grira.
HAPI 5:
Me lugë t’drunit përzije masën mirë deri sa t’bbahet e njitrajtshme.
HAPI 6:
Spërkati kallëpët e tepsisë për muffin me pak vaj, ose shto letra muffins-ash dhe vendose masën n’kallëpë e vendose tepsinë n’furrë.
HAPI 7:
Pjeki muffins-at për 24-25 minuta n’po t’njejëtën temperaturë deri sa sipërfaqja ta merr ngjyrën e artë.
REZULTATI:
Leji muffins-at me u ftohë për 10-15 minuta e vervoji me pak gjalpë për ektra shije. Vehtës e t’rritunive shërbeja muffins-at me nga nji kafe, kurse fëmijët shërbeji me nji muffins t’shoqnum me nji gotë qumësht ose kakao. Ngjashëm mundesh me i përgatit’ edhe muffins-at me banane e me u kënaqë t’u hangër. E poashtu, këto muffins mundesh me i marrë me vehte n’punë, ose me ua paketu picimulëve për shkollë.
Gjithashtu, kurdo që ke kohë, mos e le pa e provu edhe kekun e çokollatës pa miell, kekun me limon t’cilit kërkush s’i reziston, e pse jo edhe keksat me limon – nëse e ke merak shijen dhe aromën e limonit. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria