Mbas janarit që na duket që zgjatë sa zgjasin 3 muj’, shkurti mujmë me thanë lirisht që nime ka qenë i shkurtë dhe asht kry shpejtë. Lajme e ngjarje t’ndryshme e kanë shënu këtë muj’, e as recetat interesante t’gurmanerisë n’rubrikën shije nuk kanë mungu.
Prej krejt recetave t’cilat n’thelb janë t’lehta e t’shkurta n’përshkrim, 13 receta super t’lehta, t’shijshme e super t’shpejta e kanë karakterizu shkurtin, e ne jemi siguru me t’i mbledhë ato me 1 vend. Pra, shkurt e shqip recetat ma t’shkurta i kemi lanë për shkurt.
1. TOST ME SPINAQ DHE DJATHË FETA
E mirë asht jeta, kur robi han tost me spinaq dhe djathë feta. Ky kombinim asht ideal për meraklitë e spinaqit e t’cilin kushdo mundet lehtësisht e shpejt me e ba gati, qoftë për mëngjes, pauzë apo darkë. Plot shije prej spinaqit e kremozitet prej djathit t’shkrifët – ky tost po që asht nji prej favoritëve t’tanë – e ti, mos e le pa e provu!
2. BANANA BREAD
Provoje recetën “virale” amerikane t’kekut t’famshëm t’njohun si “BANANA BREAD” n’daç me u lumtunu me secilën kafshatë. Kështu n’5 hapa t’thjeshtë e me pak harxh ty mundet me t’dal diçka e mirë, e ambël e plot shije, pa qenë nevoja me e kompliku e me ja ba vehtës t’vështirë gatimin; mjafton me i ndjekë udhëzimet tona.
3. KRELANË E KALLAMOJT’ ME SPINAQ DHE DJATHË FETA
Për ty që ke qejf me gatu ushqime tradicionale, por preferon edhe me i marrë me vehte për pauzë, apo me ua ba gati fëmijëve ushqimin për shkollë – ne e kemi gjetë zgjidhjen perfekte n’4 hapa t’thjeshtë. Bahet fjalë për krelanën me spinaq dhe djathë feta që sa asht tradicionale, aq asht edhe recetë që kurrë nuk bahet bajat – përkundrazi, asht favoritja e shumëkujt prej nesh.
4.SMOOTHIE ME MOLLË DHE RREPË T’KUQE
Smoothie me mollë dhe rrepë t’kuqe asht receta ma e mirë t’cilën mundesh me e gjetë, po që se je anemik/e dhe nuk t’shijon shumë rrepa, sepse frutat e tjerë ndihmojnë me ja përhupë shijen e dheut për t’cilën njihet rrepa. 2 minuta kohë e 3 hapa t’thjeshtë janë krejt çka t’duhet për me ja ndihmu vehtes e imunitetit tand.
5. KUNGULLESHAT E MBUSHUNA ME MISH VIÇI
N’daç me t’dal dreka ose darka fenomenale, patjetër ndjeki udhëzimet tona për përgatitjen e kungulleshave t’mbushuna me mish viçi, t’cilat njilloj sikurse edhe specat e mbushun – janë jashtëzakonisht t’shijshme, veçanarisht nëse je duke dasht’ me e mbledhë familjen për drekë a darkë, ose nëse ke ftu mysafirë pak ma special.
6. KEK ÇOKOLLATE PA MIELL
Keku i çokollatës pa miell asht receta t’cilën mundesh me e përgatitë kurdo që ke merak me hangër diçka t’ambël e t’shijshme. Ky kek asht i përshtatshëm me u gatu n’rastet kur don me pritë mysafirë, ke qejf me e gëzu dikand me nji ambëlsinë, e pse jo edhe kur don me ja ba qejfin vehtës dhe familjarëve. Andaj t’inkurajojmë me i siguru përbërësit e listuar ma poshtë dhe me i ndjekë hapat siç t’i kemi renditë.
7. NACHOS T’PJEKUNA N’FURRË
Nëse ke merakme përgatitë ushqim – sidomos meksikan, por edhe me provu receta t’koktejeve t’ndryshme, atëherë ky artikull asht ideal për ty, meqë kësaj radhe po i ndajmë udhëzimet për nji prej antipasta-ve/mezeve ma t’famshme e ma t’pëlqyshme meksikane; nachos meksikan t’pjekuna n’furrë. Meze kjo fort e lehtë me u përgatitë e servu gjatë netëve kur priton me dal, por ke merak me pi.
8. SHNICLLE GJERMANE T’PULËS
Shnicllet e pulës janè pikërisht nji prej recetave ma t’thjeshta e t’lehta t’kuzhinës gjermane e që lehtësisht munden me u përgatitë dhe me u kombinu me ushqimet e tjera t’përgatituna. Thjeshtë, mirë dhe me pak përbërës, këti shniclle kanë me ta ndreçë secilën drekë a darkë.
9. SALLATA ME QIQRA
E shpejtë, e lehtë dhe jo fort e kushtushme asht receta për sallatën me qiqra; versioni vegjetarian I sallatës me tunë, të cilën mundesh me e përgatitë edhe nëse nuk je naj farë kuzhinieri/e e me marrë me vehte për pauzë, qoftë si sallatë apo edhe si sanduiç.
10. SMOOTHIE ME MANGO DHE BANANE
Smoothie-t ekzotike padyshim që janë ndër pijet ma t’shijshme e ma interesante me u konsumu, veçanarisht nëse frutat dhe përbërësit kombinohen mirë. Andaj, kur po bijmë n’receta t’mira ekzotike – patjetër që po i ndajmë edhe me ty ato. E smoothie ekzotik me mango dhe banane asht nji prej kombinimeve ma t’lehta e ma t’mira për mëngjeset kur priton me përgatitë e me harxhu shumë kohë. Mjafton me pas’ pak harxh e 2 minuta kohë.
11. MUFFIN-VEZË ME SPINAQ, KRPUDHA DHE DJATHË
Muffin-vezët me spinaq, kërpudha dhe djathë janë gatesa perfekte me u përgatitë kur ke shumë njerëz me ushqy për mëngjes e nuk don me harxhu shumë kohë n’kuzhinë. Omleti / fritatta n’formë t’muffins-ave asht zgjidhja ideale, praktike por edhe joshëse si për t’mëdhenjt, ashtu edhe për t’vegjlit.
12. KUBËZA VIÇI ME GJALPË HUDHRE
Sa ma e thjeshtë receta e nji pjate, aq ma e t’garantume e ke shijen n’disa raste. Këtë e dëshmojnë shumë receta t’cilat i kushtojnë randësi thjeshtësisë e lehtësisë t’përgatitjes, e që edhe hiç mos me ditë me gatu, nuk mundesh me ja huqë po i ndjeke udhëzimet. Kubëzat e viçit me gjalpë hudhre janë pikërisht nji prej recetave t’tilla t’cilat munden me u përgatitë dhe me u kombinu me ushqimet e tjera t’përgatituna. Thjeshtë, mirë dhe me pak përbërës, këto kubëza kanë me ta ndreçë secilën drekë a darkë brenda pak minutave.
13. MARTINI
Nëse ke merak me pi, me përgatitë, por edhe me provu receta t’koktejeve t’ndryshme, atëherë ky artikull asht ideal për ty, meqë kësaj radhe po i ndajmë udhëzimet për nji prej koktejeve ma t’famshme e ma t’pëlqyshme t’shumëkujt; Martini–n; koktell ky fort i lehtë me u përgatitë e servu gjatë netëve kur priton me dal, por ke merak me pi.
Kuptohet që nuk patëm qysh me lanë listën pa nji koktell – fundja, secili fund-muj’ e ka lezetin e vet – ani kur e din që me t’parin shefi rrogën ta qet. E përpos këtij koktelli plot shije, t’i mundesh me e përgatitë edhe koktellin meksikan “Strawberry Margarita”, koktellin e njohun si “Amaretto Sour”, koktellin “Vodka Pineapple”, koktellin “Cosmopolitan”, apo edhe nji Gin ‘n’ Tonic sipas recetës sonë klasike – kokteje këto që janë ba para se me hy n’Shkurtin e shkurtë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria