Vitit 2022 po i vjen fundi e ne kemi fillu me reflektu e përmbledhë se çka kemi ba gjatë këtij viti e çka kemi nda me ty. Duke hulumtu n’internet, por edhe duke u bazu n’shijet e praktikat tona individuale n’kuzhinë dhe me ushqimin, ne jemi mundu që vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’shnetshme t’t’ushqyerit.
Përgjatë këtij viti, ne shumë shpesh kemi shpërnda receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie, sepse, përmes tyre ti e kushdo mundet me u furnizu me super vlera, me e forcu imunitetin e me i nisë ditët ma mirë. E meqë po e përcjellim këtë vit, me shpresën që po e nisim tjetrin ma mirë, ne t’i kemi përmbledhë 9 smoothie-t e katroristave t’vitit 2022 e që edhe n’2023 DUHET me i përgatitë.
1. Smoothie me huma dhe çokollatë
S’ke pre çohesh e rrin me bark t’thatë, kur mundesh me e përgatitë 1 smoothie me hurma dhe çokollatë. Ky kombinim asht ideal për me fillu ditën me mjaftushëm vlera ushqyese (deri sa t’vjen koha e drekes), por edhe me u ambëlsu. Krejt çka t’duhet janë 1 minut kohë dhe pak përbërës.
2. Smoothie me avokado e boronica
Smoothie me avokado dhe boronica asht receta që ta ofron ambëlsinë e thartësinë e frutave dhe kremozitetin e avokados. E mbushun me fibra dhe vlera ushqyese, nji gotë e mbushun me këtë smoothie ka kapacitet me t’mbajtë t’ngopun deri n’drekë, pa pikë problemi.
3. Smoothie me qershi dhe lulelakër
Smoothie me qershi dhe lulelakër asht mënyra ma e mirë e ma e lehtë mundshme me i përfshi edhe perimet n’smoothie, pa u vërejtë që janë aty, por t’u i marrë vitaminat e nevojshme. E këtë kombinim mundesh me ua ba gati fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
4. Smoothie me kivi dhe mango
Smoothie me kivi dhe mango asht nji kombinim plot shije t’cilin mundesh me e përgatitë për mëngjes, apo edhe me e marrë me vehte n’pauzë pa e mundu fort. Mjafton me e pasë 1 blender, 2 minuta kohë dhe 4 përbërës.
5. Smoothie me rrepë t’kuqe dhe ananas
Kushdo që ka problem me anemi e din sa e vështirë asht me gjetë zgjidhje për me e forcu imunitetin e me i shumu rruzat e kuqe t’gjakut përmes ushqimit e pijeve. Edhe ma shumë kufizohen ata t’cilët nuk e kanë n’qejf rrepën – rranjë kjo që njihet si një ndër ushqimet ma t’njoftuna për forcim imuniteti e shtim t’rruzave ‘tgjakut. Smoothie me rrepë t’kuqe dhe ananas asht prejj recetave ku nuk e heton shijen e rrepës, sepse ananasi dhe frutat e tjerë e përhupin shijen e dheut për t’cilën njihet rrepa.
6. Smoothie me brokolli dhe fruta
Smoothie me brokoli dhe fruta asht receta që ta ofron nji variacion vitaminash e vlerash ushqyesem pa pasë nevojë me hjekë dorë prej shijes t’mirë. Madje edhe për ty që nuk e ke fort merak brokolin, kjo smoothie asht ideale, sepse, shija nuk dallohet fare.
7. Smoothie me dardhë dhe boronica
Smoothie me dardhë dhe boronica asht receta që s’e ke ditë që t’duhet n’jetë e prej t’cilës ke me pasë problem me hjekë dorë po e provove. Shija e boronicave e dardhës kombinohen n’mënyrën ma t’mirë t’mundshme, n’mënyrë që ty me ta ba ma t’mirë e t’ambël secilin mëngjes e pauzë, brenda 2-3 minutave n’total.
8. Smoothie me thana dhe mollë
Smoothie me thana dhe mollë asht receta që t’i merr veç 2 minuta kohë, pak harxh, por t’ofron super shije e t’furnizon me vlera ushqyese t’mjaftueshme për me e shty ditën mirë e për qejfi. E çka e ban edhe ma interesant këtë smoothie asht shija e thanave, shije që jo çdokund e hasë.
9. Smoothie me dardhë e xhenxhefil
Smoothie me dardhë e xhenxhefil sikurse çdo smoothie tjetër, nuk don ndonji fiozofi me përgatitë. E shija e dardhës me xhenxhefilin e freskët definitivisht janë nji senzacion i shijeve unike e fantastike.
10. Smoothie me shegë
Edhepse t’mirat shëndetësore t’shegës janë t’shumta, jo çdokush e ka kohë me e konsumu atë shpesh, sepse vërtetë lypë punë me e qëru. Andaj, smoothie me shegë asht receta ideale nëse t’kanë tepru kokrra shege e s’po din çka me bo me to. Thjeshtë e shpejt ti mundesh me i përdorë ato n’nji pije, pa i lanë me t’shku huq – këtë e dëshmon edhe receta jonë.
Këto 10 kombinime t’frutave e perimeve janë veç disa prej smoothie-ve ma t’mira që i kemi nda me ty e tjerët përgjatë vitit 2022, ama kjo nuk do t’thotë që tjerat janë ma pak t’shijshme e ma pak interesante, por as që këto smoothie s’konsumohen vitin që po vjen. Përkundrazi, bashk me recetat që kanë me e shoqnu 2023-tën, leju vend edhe recetave te 2022-ës. Forcoje imunitetin e pasuroje menynë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria