Përzgjedhjet e shnetshme për ushqim, sidomos nëse janë n’dietë apo n’rezhim ushqimor për qejf ape edhe shkaqe shëndetësore nuk kanë nevojë me qenë t’komplikume. Biles, n’shumicën e rasteve t’tilla vlenë rregulli: sa ma thjeshtë – aq ma mirë. Këtë e kanë dëshmu edhe rekomandimet tona, sikurse: kutia e pauzës me ve dhe jogrut frutash, kutia e me ve, rrush dhe gjalpë kikriku e besa edhe kutia e pauzës me ve dhe sos avokadoje.
Mes-shujta me humus, perime dhe fruta asht nji alternativë e shnetshme e nji mes-vakti që mundet me u përgatitë pa u lodhë shumë e që mundet me u marrë me vehte n’punë, veçanarisht nëse mundohesh me u ushqy ma shnetshëm e mos me grickatë palidhje. E përmes këtij rekomandimi veç se na vërtetohet se nime gjanat e mira s’kanë pse me qenë t’komplikume.
PËRBËRËSIT (Servimi për 1):
100 gr selino
100 gr karrota
50 gr boronica
50 gr manaferra
3 lugë gjelle humus
PËRGATITJA:
Shto humusin n’nji enë t’ndame, sipër kutisë t’pauzës. Vendosi fijet e selinos, karrotat dhe frutat e malit (boronicat dhe manaferrat) n’kuti e kutinë n’frigorifer. Kurdo që untohesh nxjerre dhe haje.
REZULTATI:
Ti mundesh t’njejëtën përgatitje me e ba edhe për fëmijët e me ua dhanë për shkollë, ose me përgatitë shujtën e njejtë për 2 ditë rreshtazi dhe me e rujtë n’frigorifer pa problem.
Poashtu, nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për shujta t’shnetshme e t’përshtatshme për pauzë, mos e le pa e provu edhe kutinë e pauzës me ve, rrush dhe gjalpë kikiriku, kutinë e pauzës me ve dhe jogurt frutash, apo edhe kutinë e pauzës me perime dhe sos tzaziki. T’gjitha këto receta janë t’shnetshme, t’lehta me u përgatitë, plot vlera ushqyese e fort t’shijshme.
Poashtu, mundesh këtë shujtë me e shoqnu me nga nji supë apo smoothie, që me qëndru i/e ngopun për ma gjatë. N’rast se dëshiron me përgatitë ndonji supë, përgatite supën me kungulleshë dhe parmezan, apo edhe supën virale me domate. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n me mango dhe ananas, apo smoothie-n me shegë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria