Thonë se sa ka njerëz, aq ka edhe çudira, e padiskutimisht ato reflektohen edhe n’preferencat dhe shijet e njerëzve, veçanarisht kur flasim për ushqim, gjanat që na pëlqejnë, ato që nuk na pëlqejnë, ushqimet e kombinimet që kishim qenë t’hapun me i provu, e edhe ato që kurrë n’gojë nuk i kishim shti.
Ne i kemi mbledhe 6 deklarata interesante e t’pazakonta për ushqimet dhe shijet e tyre dhe kemi vendosë me u pozicionu qoftë pro, apo kundër këtyre qëndrimeve, e po dojmë me e pa se me kand po mbahesh ti; me neve që kem shije t’avancume dhe i dijmë gjanat, a me ata që i kanë shijet e kufizume e bajate sikurse disa fëmijë t’vegjël. Dorën n’zemër pak edhe po lutemi: Ishalla je me ne (njani/a prej nesh) e jo me ata (njani/a prej tyre)! Po për ma shumë, lexoji thanjet e mandej vendos kah kush po anon.
1. Pomfritat me majonezë janë dukshëm ma t’shijshëm se ata me keçap.

Këtu ka vend për debat dhe çështja asht serioze: o je “Team Mayo” o “Team Ketchup” – nuk mundesh me kanë dyjat n’këso rasti – e nëse je adhurues/e i/e majonezit ma shumë sesa keçapit – s’dijmë çka me t’thanë pos: T’rujtë zoti prej yndyrës n’gjak!
2. M’i ka’ana cvekllat / rrepët e kuqe se ju vjen shija dhe.

Poget, edhe këtu shijet e njerëzve n’dahen n’2 pole tanësisht t’kundërta, mirëpo kësaj here, si gurmanë që jemi – duhemi me u pajtu që shija “Tokësore”, apo siç i thonë n’anglisht “Earthy taste” nime i karakterizon rrepat e kuq dhe ne jemi prej atyre që pikërisht për atë arsye edhe i rekomandojmë n’recetat tona (anipse najherë gjejmë edhe receta për ata (lexo: njerëzit pa shije) që nuk e pëlqejnë shijen e dheut – smoothie me rrepë t’kuqe e ananas asht nji prej qatyne recetave.
3. Cornflakes-at shijojnë ma shumë pa qumësht.

Edhe kjo fjali don me na dal’ fort problematike; s’janë kanë budallë ata që i kanë shpikë cornflakes-at e që kanë rekomandu me u hangër t’përzime me qumësht. Këso thyerje rregullash nuk pranohen, meqë cornflkes apo cereals janë ushqim mëngjesi e jo smoka me t’cilët e prishë pak kur je untë ose ke qejf diçka me grickatë.
4. Bananja nuk e ka vendin n’sallatë t’frutave.

Ky llaf asht ekuivalenti i kundërt i fjalisë “Picës nuk i shtohet ananas” – do pajtohen me këtë deklaratë, e do as nuk munden me e paramendu nji tragjedi t’tillë me ndodhë para syve t’tyre. Megjithatë, ne ende nuk po e kuptojmë se çka mundet me pasë dikush kundër bananeve n’sallatë t’frutave – poget i ka çu e mira peshë!
5. Frutat me gjizë shijojnë ma shumë sesa frutat me kos a jogurt klasik.

Kjo deklaratë mundet me u gjyku veç prej atyre që e kanë provu pjatën me gjizë, molla dhe arra, ose pjatën me gjizë dhe boronica dhe badema. Paragjykimet e çfarëdo lloji për kombinime t’tilla bien poshtë, meqë këtu krejt kush e ka provu e din që nime asht qashtu, gjiza “hits different” kishin me thanë amerikanët, e na kishim me u pajtu plotësisht.
6. Avokadoja asht frut palidhje, pa shije dhe ngjanë ma shumë n’plastelinë se sa n’ushqim.

Nuk po dijmë çka me thanë përbesë, sepse, po ndjehemi t’atakuar. Dorën n’zemër veç 2 t’këqija i ka avokadoja: që oksidohet shpejtë (nxihet) po s’i qite limon dhe që asht shumë e shtrejtë me u ble. Se për qe nuk na i ka’ana as nuk bie fjala e këtë e kanë dëshmu 4 tostat me avokado dhe vezë dhe tosti me avokado e dredhëza.
E për fund, nuk kemi ma as çka me thanë, por që po shpresojmë që e ke gjetë vehten n’mesin tonë.
Poashtu, mos harro se bota asht plot mrekullira e sa t’rrnon , ninë e mëson gjana t’reja e t’çuditshme. Herë ke me u pasunu me informata interesante e t’dobishme, herë me fakte interesante e t’pazakonta, e herë me informata që t’lajnë pa fjalë. E nuk ka përjashtim as për ushqimin dhe pijet – meqë ka lloj lloj fakti interesant për ushqimin, t’u fillu prej 5 fakteve mbi kuzhinën dhe ushqimin italian, 7 fakteve interesante për birrën, 5 fakteve për vodkën, ose 6 fakteve për kuizinën meksikane – fakte këto t’cilat nuk besojmë që i ke ditë, por ke rastin me i mësu. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
