Kushdo që e merr përsipër me përgatitë ushqim qoftë veç për vehte apo edhe t’tjerët, e din sa e vështirë asht ndanjiherë me gjetë receta t’lehta, t’shijshme e t’shpejta për me përgatitë nji shujtë t’mirë. Shpesh edhe gjanat që i përgatisim ma s’miri, dijnë me na u ba bajat e kemi nevojë me ua ndrru shijen. Qata, disa receta e truqe ndihmojnë me e çu shijen e nji ushqimi t’rëndomtë n’tjetrin nivel.
Pula me marinadë mjalte dhe mustardë (senf) asht receta që shkon e kombinohet me çkado; n’daç n’sallatë, n’pjatë me oriz ose patate, sanduiç, tortillë n’petë apo perime t’fërgume. E ajo që e ban unike asht pikërisht marinada e përgatitun e cila ‘pos që i jep shije mishit t’pulës, poashtu nuk e lejon me u shterrë e me i hupë langjet. Plus, nuk asht vështirë me u përgatitë.
PËRBËRËSIT:
2 gjoksa pule
3 thelpinj hudhre (t’grira imët)
3 lugë gjelle vaj ullini
3 lugë gjelle mjaltë
3 lugë gjelle fara t’imtësume t’mustardës / senfit
1 lugë çaji biber i kuq
HAPI 1:
N’nji enë përzije mjaltën me vaj, fara t’mustardit, hudhër dhe biber t’kuq. Shto gjokset e pulës dhe mbuloji me marinadë. Mbështjelle me folie plastike enën dhe vendos n’frigorifer për 2 orë.
HAPI 2:
Nxeje paraprakisht furrën n’200 C. Vendosi gjoksët e marinum bashk me pjesën e mbetun t’marinadës n’tepsi e pjeke për 20 minuta. Largoje prej furrës dhe servo.
REZULTATI:
Servoje pulën me marinadë mjalte dhe mustardë me pak perime t’pjekuna n’furrë dhe pire, pilaf me limon apo pilaf me domate, ose patate t’pjekuna me sos beshamelli. E nëse ke qejf me ja bashkangjitë edhe ndonji sallatë t’freskët kësaj gatese, atëherë sallata e përzier me super-zarzevate asht nji ndër zgjedhjet ma t’mira t’cilat mundesh me i ba.
Mos harro se kjo recetë asht shumë e përshtatshme po pate me përgatitë drekë a darkë, por edhe ke dëshirë t’nesërmen me marrë diçka me vehte n’punë. Kështu, me filetë e mbetuna ti mundesh me përgatitë Gjoks pule me mini-lakra (lakra Brukseli) dhe patate t’ambël, apo edhe sanduiç pule n’petë. Kësisoji edhe kursen kohë, por as nuk e len ushqimin me t’shku dam. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria