Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie, sikurse janë receta e smoothie-t me dardhë dhe xhenxhefil, apo ajo e smoothie-t me shegë – smoothie këto që po pëlqehen prej shumë lexuesve, dhe me t’drejtë.
Thjeshtësia e kombinimit t’dardhës me mango sa e ban këtë smoothie t’lehtë me u paramendu si shije, aq edhe e ban me qenë unik e plot freski. Mjafton me i përzi përbërësit e maposhtëm n’blender e me i blu edhe me kriju e konsumu diçka plot shije e vitamina, pa u mundu fort.
PËRBËRËSIT:
1 dardhë (e prerë n\kube)
1 e 1/2 karrotë (e prerë n’kube)
1/2 gotë ujë
1 mollë (e prerë n\kube)
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji për 2 minuta, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme e servo.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë e konsumo menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. E pasi që jemi te smoothie-t dhe pijet e shnetshme, mos e le pa e provu edhe smoothie-n me kumbulla e tërrshanë, e cila njejtë sikurse smoothie me karrotë e banane, shijon shumë, asht ushqyese dhe përgatitet n’dakik.
E kurdo të t’kesh kohë ne t’rekomandojmë me e provu edhe mos e le pa e provu edhe smoothie-n me boronica dhe mango, ose smoothie-n me dardhë dhe mango – ku secila prej këtyre kombinimeve shijon shumë, asht ushqyese dhe përgatitet n’dakik. Ndërkaq për nji ditë super-energjike, smoothie me gjalpë kikiriku e banane asht kombinimi që s’ban me t’ikë pa e provu. Shijo/ katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria